Pacolli do ta padisë PTK-në

Posta dhe Telekomi i Kosovës do të përballet me organet e drejtësisë. Menaxhmenti i kompanisë “Siguria”, e cila u diskualifikua në tenderin për sigurimin shëndetësor të PTK-së, edhe pse ishte më e lira, kanë paralajmëruar se do të shfrytëzojnë të gjitha format ligjore për të dëshmuar se ju është bërë padrejtësi.
“Si drejtor i kompanisë së sigurimeve “Siguria” paralajmëroj publikisht që këtë çështje, këtë padrejtësi do ta adresoj tek të gjithë mekanizmat relevant. Në OSHP, pastaj në Gjykatat e Republikës së Kosovës, gjithashtu edhe tek segmenti ligjor me përfaqësim ndërkombëtar që ndodhet në Kosovë”, ka pohuar Rrahim Pacolli, drejtor i kompanisë “Siguria”.
Sipas tij, PTK është treguar e njëanshme dhe mbi të gjitha ka shkelur rëndë ligjin, duke e ngritë edhe më tepër kaosin, korrupsionin dhe dyshimet për dallime në institucione të rëndësishme të Kosovës. Ai akuzon se në tenderët e kësaj kompanie kanë ndikim të madh edhe struktura të caktuara të Qeverisë së Kosovës…(Tribuna).