UBT

Pacolli: Do krijojmë kushtet që në mbarë Kosovën të ngrihen fabrika gjigande si kjo!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga kandidati për Kryeministër Avdullah Hoti dhe Kryeministri Isa Mustafa, kanë vizituar sot gjatë ditës Fabrikën IMK (Industria Metalike e Kosovës) në Ferizaj, investim ky i z.Behgjet Pacolli. Kjo fabrikë e cila përdorë teknologji moderne, posedon kushte shumë të mira për prodhimin e tubave të cilësisë më të lartë dhe në stafin e saj numëron qindra punëtorë.

Duke i vëzhguar nga afër kapacitetet prodhuese të kësaj Fabrike, Presidenti Pacolli tha se një nga synimet kryesore të koalicionit është ngritja e shumë fabrikave të tjera.

“Tendenca është hapja e shumë Fabrikave të tjera, me këtë lloj avancimi në ekonominë vendore, do të krijojmë kushte për hapjen e fabrikave gjigante dhe të rrisim numrin e të punësuarve”, ka shtuar më tej Pacolli.

FIDANISHTJA

Duke rikonfirmuar mbështetjen për kandidaturën e Avdullah Hoti për kryeministër, Presidenti i AKR-së tha se, qeverisja e ardhshme e Kosovës do të jetë qeveri e zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve te reja te punës.

Ndërsa kandidati për kryeministër Avdullah Hoti tha se menjëherë pas ardhjes në qeveri, do te krijohen pako fiskale për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë, në mënyrë që fabrika të tilla të ndërtohen kudo nëpër Kosovë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.