Fundamenti

Pacolli: Dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ka sjellur rezultate, është koha për Marrëveshje përfundimtare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Londër – Dialogu në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ka sjellur progres dhe rezultate pozitive, por është koha që të flasim për Marrëveshje përfundimtare, e cila do të jetë në të mirë të të dyja vendeve.

Kështu ka thënë në adresimin e tij Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, z Behgjet Pacolli, në sesionet tjera të diskutimeve të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor bashkë me Ministrat e tjerë të vendeve të Bashkimit Europian, pjesë e “Procesit të Berlinit”.

Në vazhdim, kryediplomati kosovar ka prezantuar prioritetet dhe të arriturat e Qeverisë së Kosovës, ndërsa ka vlerësuar lartë kontributin që ka dhënë iniciativa e vendeve të Ballkanit Perëndimor tani më e njohur si “Procesi i Berlinit” në përshpejtimin e krijimit të kushteve infrastrukturore për zhvillim ekonomik si dhe në paqësimin e mëtutjeshëm të rajonit përmes bashkëpunimit konstruktiv.

ARKATANA

Gjatë pjesës fillestare të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ministri i Jashtëm Pacolli kishte marrë pjesë në panelin diskutues me shoqërinë civile, gjatë të cilit është diskutuar lidhur me përmirësimin e perspektivës së rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në margjina të Samitit të Londrës, numri dy i Qeverisë ka zhvilluar takime të shumta më përfaqësues të niveleve të larta nga shtete të ndryshme, që po marrin pjesë në këtë ngjarje. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.