Uji Dea

Pacolli dhe Ejupi zbulojnë emrat e “emisarëve” të Dino Asanajt

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Behgjet Pacolli e Remzi Ejupi kanë denoncuar Ukë Rugovën, Astritë Haraqinë, Gazmend Abrashin e Naser Osmanin se u kanë kërkuar miliona euro në mënyrë që AKP-ja të mos ua merrte hotelin “Grand” në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.

Oferta, sipas tyre, kishte nisur me katër milion euro dhe kishte përfunduar në një milion. Të fundit e kishte bërë Naser Osmani.

Kaq para do të duheshin, sipas denoncuesve, që hoteli “Grand” në Prishtinë të mos u merrej atyre nga Agjencia Kosovare e Privatizimit siç ndodhi më vonë.

Ata janë identifikuar nga Pacolli dhe Ejupi, si sekserë të Dino Asanajt. Kanë përmendur edhe venë e Dino Asanajt, Adelina Reçicën, si person kyç për të ndikuar te bashkëshorti i saj dhe si e pranishme në një takim në hotelin “Swiss Diamond”.

Por të akuzuarit nga Pacolli dhe Ejupi i kanë mohuar akuzat. Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe biznesmeni Remzi Ejupi, të cilëve para pak kohësh iu mor hoteli me vendim të Bordit të AKP-së kanë denoncuar në Polici këta zyrtarë për kërkim ryshfet në emër të të ndjerit Dino Asanaj, i cili bëri vetëvrasje para dy muajsh në zyrën e tij në Prishtinë.

Eco Higjiena

Në një rast Remzi Ejupi ka arritur që ta incizojë me telefonin e tij “Blackberry” pronarin e rrjetit të supermarketeve “Maxi”, Gazmend Abrashi, gjersa i kërkonte katër milion euro Behgjet Pacollit për ta rregulluar punën e hotelit.

Gazeta “Koha Ditore”, ka dëgjuar këtë audioincizim tek i cili konfirmohet kërkimi i këtyre milionave në këmbim të mosmarrjes së “Grandit”, si dhe ka siguruar dëshmitë e dhëna në Policinë e Kosovës nga Pacolli dhe Ejupi.

Zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli, fillimisht i ishte ofruar deputeti i LDK-së, Naser Osmani, i cili në atë kohë ishte anëtarë i Bordit të AKP-së dhe kryetarë i Komisionit për çështjen e “Grandit”.

Pak kohë më vonë në shtëpi i kishin shkuar kolegu i tij në Qeveri, zëvendësministri i Financave, Astrit Haraqija dhe kryetari i Listës “Ibrahim Rugova”, Ukë Rugova, të cilët janë në një koalicion qeverisës me Pacollin.

Në këtë takim “urgjent”, sipas Pacollit, i kishin kërkuar tre milion e 600 mijë euro “për të kryer punë” për “Grandin”. Ata janë identifikuar nga Remzi Ejupi kohë më parë si sekserë të Dino Asanajt, i cili ka vdekur nga plagët e marra me thikë që i ka shkaktuar vetes.