ARKATANA

Pacolli dëshpërohet nga mosmirënjohja e Haradinajt

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Behgjet Pacolli të mërkurën mbrëma ka marrë telefonatë nga një mik i vjetër. Personi që sipas liderit të AKR-së është nga Amerika, po i shprehte keqardhje për një deklaratë që në ato momente lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e kishte bërë në një televizion nacional në Kosovë.

Pak më vonë, liderit të AKR-së i kishin treguar se Haradinaj ka deklaruar se nuk “ndjen kurrfarë obligimi ndaj tij”, ndonëse Pacolli e kishte ndihmuar mbrojtjen e liderit të AAK-së në Tribunalin e Hagës ku akuzohej për krime lufte.

UBT

“Një telefonatë kam marrë edhe nga Amerika nga personi që ka ekzekutuar pagesat në atë kohë dhe i cili me dëshpërim të madh ma kujtonte vendosmërinë time për të kryer punën. Deri sot nuk i kam kërkuar asgjë askujt për atë që e kam ndihmuar. S’kam kërkuar nga askush që të ndihet në obligime ndaj meje. Por gjithashtu as nuk kam pritur që ata që kanë marrë ndihmë prej meje, e që nuk janë të paktë, të njëjtën të ma kthejnë përveç me mosmirënjohje, edhe me shpifje të padëgjuara më parë rreth meje, qoftë vetë, qoftë nga njerëzit e tyre”, ka thënë Behgjet Pacolli, në një prononcim për gazetën Tribuna…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.