Pacolli: Dëshira ime është që asnjë familje shqiptare të mos jetë e varfër

Ish presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli në një postim në Facebook, uron gjithë besimtarët musliman Fiter Bajramin.
Pacolli thotë se dëshira e tij është që asnjë familje shqiptare në varfëri.
Postimi i i tij i plotë:
Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë, Ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit. Zoti na pranoftë agjerimin, dhe lutjet e mia këtë mëngjes shkojnë për gjithë kombin tonë, për shëndet, harmoni, dashuri dhe unitet në familjet tona.
Dëshira ime sot do të ishte të mos shoh asnjë familje shqiptare në varfëri. Të mos shoh asnjë fëmijë të vetëm me lot në sy. Kjo më dhemb shumë. Ju premtoj që jam munduar në maksimum të kontribuoj edhe në këtë aspekt, dhe kurrë nuk do të ndalem.
Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe urime!