UBT

Pacolli: Deklaratat e zyrtarit austriak të pamatura, sjellin gjakderdhje

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e ka konsideruar si te pamatur deklaratën e Zëvendëskancelarit austriak Heinz-Christian Strache, se duhet t’i jepet autonomi Veriut të Kosovës. Pacolli ka thënë se idetë e tilla sjellin gjakderdhje.

“Deklaratat si kjo e zëvendëskancelarit të Asutrisë janë të pamatura dhe nuk kontribuojnë në zgjidhjen e asnjë situate të acaruar në Kosovë”, ka thënë për Express Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli .

“Ne falënderojmë Austrinë për kontributin e madh që ka dhënë në Kosovë dhe rajon, por e kundërshtojmë fuqishëm deklaratën e zëvendëskancelarit, duke konsideruar se ajo deklaratë është dhënë pa e njohur mirë situatën reale në Kosovë”, ka shtuar ai.

Uji Dea

Kryediplomati kosovar ka kundërshtuar edhe idetë tjera për shkëmbim territoresh e ndarje të Kosovës. Ai ka thënë se ide të tilla sjellin luftëra.

“Çdo iniciative e kësaj natyre mund ta hape ‘Kutinë e Pandorës’ dhe mund te krijoje situata qe sjellin gjakderdhje. Kosova ka shpallur pavarësinë e vet dhe është njohur nga shumica e shteteve te botes, andaj fokusi i te gjithëve duhet te jete lufta kundër krimit te organizuar dhe siguria e mirëqenia e te gjithë qytetareve ne veri te Kosovës”, ka shtuar Pacolli.

“Serbia duhet te heqë dore nga financimi i grupeve kriminale te serbëve ne ate pjese dhe bashkesia nderkombetare duhet ta ushtrojë presionin e vet ne kete drejtim. Institucionet e Kosovës kane kapacitetin e duhur qe te vendosin rend dhe ligj ne veri te vendit”, ka deklaruar Pacolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.