ARKATANA

Pacolli: Data e zgjedhjeve ishte ‘’bingo’’ për Vetëvendosjen

/ 2 minuta lexim
HW

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e fundit, duke siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re.

Sipas rezultateve preliminare, LVV ka fituar mbi 50% të votave, duke e konsoliduar pozicionin e saj si parti kryesore në skenën politike.

Partitë opozitare, kanë regjistruar rezultate më të dobëta, duke u vendosur në pozita të ndryshme strategjike për koalicione të mundshme.

Fitore të dukshme ka pasur edhe pjesëmarrja e diasporës, e cila ka favorizuar në masë të madhe LVV-në, duke e ndikuar rezultatin përmes votës nga jashtë vendit.

Lidhur me rezultatin zgjedhor, ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli në një prononcim për “Front Online” tha se suksesi i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit nuk duhet parë si pasojë e vetme e mirëqeverisjes.

Pacolli ka deklaruar se çdo subjekt politik ka obligim ndaj shtetit dhe duhet të veprojë mbi bazën e interesit shtetëror.

HW

“Unë nisem nga supozimi se çdo person apo parti politike ka obligime ndaj vendit dhe duhet të veprojë, para së gjithash, në frymën e interesit shtetëror. Çdo interes tjetër vjen pas tij. Kur flasim për rezultatin e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk duhet të besojmë se ai ishte vetëm produkt i mirëqeverisjes”, tha ai.

Sipas tij, edhe rezultati i VV-së është ndikuar ndjeshëm nga narracioni patriotiko-popullist i kryeministrit Albin Kurti.

“Këtij rezultati i është shtuar edhe narracioni patriotiko-populliste e Albin Kurtit, i cili ka pasur ndikim të madh te diaspora”, u shpreh Pacolli për Front Online.

Ai ka thënë se diaspora është ndikuar nga Kurti.

Pacolli ka shtuar se edhe koha e mbajtjes së zgjedhjeve ka shkuar në favor të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pjesa ma e madhe e diasporës nuk është e interesuar për problemet e përditshme të qytetarëve në Kosovë, por mendimi qe rrjedhe nga emocionet e tyre patriotike kryesisht për narrativen “antiserbe” të Albin Kurtit. Edhe data e zgjedhjeve ishte, në një farë mënyre, “bingo” për Vetëvendosjen”, ka thënë Pacolli për “Front Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.