ARKATANA

Pacolli: Aty ku ka pasur dorë AKR-ja, qeverisja më e dinjitetshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka kërkuar më shumë fushëveprim nga Partia Demokratike e Kosovës.Ai ka thënë se ky fushëveprim është jetik për realizimin e kapaciteteve qeverisëse të subjektit që drejton.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Pacolli ka thënë se kjo nuk duhet të kuptohet nga PDK-ja si presion apo shantazh.

“Kjo s’duhet të kuptohet si presion ndaj partneres së koalicionit. Por, AKR-ja është në një udhëkryq ose duhet t’i krijohet fushëveprimi, ose nuk do të mund të veprojë në realizimin e kapaciteteve të veta”, ka thënë Pacolli.

Duke folur për stabilitetin qeverisës që, sipas tij, ka ekzistuar prej fillimit të këtij mandati, Pacolli ka shtuar se aty ku ka pasur dorë AKR-ja është parë se qeverisja ka qenë më e dinjitetshme dhe më e përgjegjshme.

Ai është shprehur i bindur se negociatat për zgjerim të hises së AKR-së në Qeveri do të përfundojnë shumë shpejt dhe si rezultat i tyre Ministria e Zhvillimit Ekonomik do t’i takojë subjektit të tij.

UBT

I pari i AKR-së ka folur edhe për zgjedhjet e brendshme partiake, duke shtuar se ky proces partisë së tij po i sjellë kualitete të larta.

Po ashtu, ai ka thënë se me insistimin e anëtarësisë sërish do të kandidojë për kreun e këtij subjekti.

Sa i përket lobimit për njohje, Pacolli ka thënë se nuk po ndalet në këtë proces dhe se një numër i madh i vendeve janë gati ta njohin Republikën e Kosovës.

Kohët e fundit, ka thënë ai, edhe prej Kosovës është duke e kryer punën për njohje të reja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.