FIDANISHTJA

Pacolli: Ata që e gjymtuan Kosovën duhet të shkojnë në shtëpi. Koalicioni ynë, e vetmja alternativë!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Aleanca Kosova e Re bashkë me partnerët e koalicionit LDK-LD-Alternativa, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka mbajtur sot tubim edhe me qytetarët e Prishtinës, ku është bërë prezantimi i programit qeverisës, kandidatit për kryeministër si dhe kandidatëve për deputetë nga radhët e koalicionit.

Qytetarët me një fjalë rasti i përshëndeti i AKR-së Behgjet Pacolli, i cili tha se fitorja e koalicionit të shpresës po vjen me 11 qershor.

Ai ju bëri thirrje qytetarëve që te dalin e te votojnë për listën më të mirë, me njerëz të pastër e të dijes. “Ne kemi listën që përmban shumë zonja, te rinj e akademikë, ndërsa njeriu që i prinë kësaj liste është eksperti i ekonomisë, Avdullah Hoti”.

FIDANISHTJA

Ai shtoi se ky koalicion është e vetmja alternativë që do ta krijojë një perspektivë për qytetarë dhe një shtet ku të gjithë do të jenë krenar me të.

Presidenti Pacolli tha se janë dy arsye pse të gjithë duhet të votojnë me 11 qershor. “Ata që e gjymtuan Kosovën duhet të largohen dhe të shkojnë në shtëpi dhe e dyta është se Kosova duhet të qeveriset nga njerëzit që e duan atë, e ata janë njerëzit që e duan punën dhe zhvillimin”, ka thënë i pari i AKR-së, me këtë rast dhe ka shtuar se Kosova duhet të ecë drejt zhvillimit dhe të ardhmes me hapa të përshpejtuar.

Ndërsa prijësi i listës së koalicionit AKR-LDK-LD-Alternativa, Avdullah Hoti, tha se, ky koalicion ka një kontratë me qytetarë e cila buron nga duart e pastra dhe ka zotime për zhvillim ekonomik, ruajtje të partneritetit me SHBA-të si dhe integrim në BE./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.