RCCOLA

Pacolli: Anëtarësimi në Interpol do ta bëjë Kosovën shumë më të sigurt

/ 1 minutë lexim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka theksuar se është mirënjohës ndaj të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kanë treguar mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Postimi i plotë:

Eco Higjiena

Jam mirënjohës ndaj të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kanë treguar mbështetje për aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në Interpol. Duke u bërë anëtare e Interpolit, Kosova do të luajë një rol më të fuqishëm dhe më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Antarësimi në Interpol do ta bëjë Kosovën shumë më të sigurt, do të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe do të sigurojë bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar për Policinë e Kosovës.