Pacolli: Adem Jashari, njeriu që i tregoi botës se kush ishte agresori

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, me një fotografi të postuar së bashku me Rifat Jasharin, ka kujtuar në 18-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Adem Jasharin dhe familjen e tij.
Pacolli shkruan se Adem Jashari ishte njeriu që i tregoi botës se kush ishte agresori në Kosovë.
“Sot e kujtojmë heroin e kombit tonë, të madhin Adem Jasharin me familje. Njeriu që tregoi botës cilët ishin agresorët në Kosovë! Lavdi dhe respekt për familjen Jashari!”, ka shkruar Pacolli.