FITORJA

Pacolli: A shqetësohet kush në qeveri?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ngritur shqetësimin lidhur me sëmundjen ngjitëse, Tularemia. Ai ka shkruar në Facebook se kjo sëmundje na kërcënon të gjithëve, në gjithë territorin dhe duhet urgjentisht të destinohen më shumë burime për të parandaluar këtë sëmundje dhe të kursehen më shumë nga projektet tjera ku kostot janë shpesh jonormale.

Ja postimi i plotë i Pacollit në Facebook

Një sëmundje e shkaktuar nga rriqrat, brejtësit, nga uji i papastër ka arritur nivele shqetësuese në Kosovë, aq sa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik e ka shpallur epidemi në nivel të Republikës.

Ajo që unë dua të pyes: A është kjo sëmundje e një vendi normal, me standarde pastërtie të ujit, me prani të kufizuar të brejtësve të egër- minjve, të rriqrave, të qenve endacakë në mjedise shtëpiake dhe urbane, etj? Sigurisht që jo!

A është ky një lajm i mirë ndërkombëtar për Kosovën? Sigurisht që jo!

Hidromorava

Si shpjegohet që kjo epidemi, ka dy pike rritjeje, d.m.th dy periudha ku ka njohur rritjen më të madhe: 1999-2000 dhe 2014-2015, siç bëjnë të ditur institucionet e specializuara?

Nëse 1999-2000 ishin vite kur Kosova gjendej në luftë, dhe sapo doli nga lufta, kur kujdesi shëndetësor, parametrat e pastërtisë ishin të ulëta, pse edhe në këto muajt e fundit? Unë thjesht po pyes, sepse nuk jam specialist.

A shqetësohet kush në qeveri, në shoqërinë civile, në organizatat humanitare për të luftuar burimin e kësaj sëmundjeje që në origjinë?

Sikur nuk e ndjej këtë shqetësim, dhe më duket jo normale. Unë mendoj se ne duhet të vrasim mendjen shumë për këtë lajm të keq.

Ne duhet të kujdesemi shumë për jetën e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht varfërisë së tyre. Kjo sëmundje ngjitëse na kërcënon të gjithëve, në gjithë territorin, të gjitha moshat. Duhet urgjentisht të destinojmë më shumë burime për të parandaluar këtë sëmundje, apo të ngjashme me të, dhe të kursejmë më shumë nga projektet tjera ku kostot janë shpesh jonormale!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.