FITORJA

Pacolli: A ka terapi qeveria për ta ndaluar hemoragjinë e ikjeve?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli e ka konsideruar largimin masiv të rinisë nga vendi për një jetë më të mirë në perëndim, si humbja e gjakut për organizmin njerëzor.”Kur njeriu humb një masë të caktuar gjaku, atëherë vdes. Lajmet që po japin mediat çdo ditë janë tronditëse: hemoragjia e ikjeve po shtohet gjithnjë e më shumë.Largimi masiv i rinisë, i krahut të kualifikuar për punë jashtë vendit ka diçka të përbashkët me protestat e ditëve të fundit”, ka shkruar në Facebook, Pacolli.

Lexoni postimin e plotë të tij:
Largimi masiv i rinisë sonë nga vendi për një jetë më të mirë në perëndim është si humbja e gjakut për organizmin njerëzor. Kur njeriu humb një masë të caktuar gjaku, atëherë vdes. Lajmet që po japin mediat çdo ditë janë tronditëse: hemoragjia e ikjeve po shtohet gjithnjë e më shumë.

Largimi masiv i rinisë, i krahut të kualifikuar për punë jashtë vendit ka diçka të përbashkët me protestat e ditëve të fundit. Nuk kam kurrfarë kauze të përbashkët me organizatorët, apo dhe me një grup të vogël protestuesish që kanë shkatërruar pronën publike, ose private. Brenda protestës janë shumë nga qytetarët tanë, që s’kanë shpresë tek politika, por që kanë zgjedhur rrugën e protestës. Krejt ndryshe nga ata që ikin me autobusë nëpërmjet Beogradit, duke ju dorëzuar të panjohurës.

Uji Dea

A ka një terapi kjo qeveri për të ndalur hemoragjinë e ikjeve dhe për t’i hequr arsyet atyre të rinjve që protestojnë?

Deri më sot qeveria e re s’ka bërë asgjë për të adresuar problemin, përveç deklaratave politike që sulmojnë organizatorët e protestës apo që dekurajojnë investitorët që të vijnë në Kosovë.
– A janë shndërruar në programe qeverisëse, programet elektorale?
– A janë kthyer premtimet e fushatës në objektiva konkrete qeveritare? Ku janë? Kush i ka formuluar?
Sipas Kushtetutës së Kosovës, qeveria miratohet bashkë me programin.
– Ku është programi?
– Ku është terapia për të ndalur hemoragjinë?
– Ku janë programet për punësim të mijëra njerëzve, për t’i dhënë shpresë protestuesve të pafajshëm dhe për t’jua shkëputur rininë demagogëve?
Zgjidhni rrugën që të doni: me Fondin e Punësimit, apo me ndonjë mundësi tjetër. Por filloni të flisni, filloni të veproni! Nesër do jetë vonë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.