ARKATANA

Pacientja në koma i mbetet ‘n’derë’ “Euromedit”!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Tash e pesë vjet ajo qëndron e shtrirë në një shtrat të Spitalit “EUROMED”, në Fushë Kosovë. Pacientja nga rajoni i Pejës, e lindur në vitin 1992, para tetë vjetësh kishte marrë një vaksinë.

L. Gashi, tash 21 vjeçe, kur ishte vetëm 13-vjeçare, si pasojë e asaj vaksine, kishte rënë në komë vigjilje. Pas kësaj, ajo nuk është zgjuar asnjëherë. Familjarët, në vitin 2005, e kishin dërguar për mjekim në Zvicër.

Hidromorava

Por, pas shumë përpjekjeve për ta rregulluar vendqëndrimin, ajo ishte kthyer në Kosovë.

Në një raport të detajuar të menaxhmentit të spitalit “EUROMED”, që i është drejtuar të gjitha institucioneve të Kosovës, përfshirë Zyrën e Kryeministrit Hashim Thaçi, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Punëve të Brendshme, e që e posedon gazeta Tribuna, tregohet se pacientja Gashi ishte vendosur në “EUROMED”, me kusht që pas pesë muajsh të largohej nga aty…(Tribuna).