Mobi Casa

Pacientët në dializë po maltretohen nga QKMF në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Fatbardha Selmani – Përveç rritjes së problemeve të shumta në komunën e Gjilanit, kjo qeverisje po lejon edhe maltretimin ndaj pacientëve në dializë, të cilët po transportohen çdo ditë, me një autoambulantë të QKMF-së, e cila është e destinuar për bartjen e pacientëve ne raste urgjente e jo për bartjen e pacientëve në dializë, ku dihet se autoambulanca nuk i ka kushtet për bartje të më shumë se një pacienti dhe stafit mjekësor.

Komuna e Gjilanit më 13 qershor 2014 ka kontraktuar kompaninë për blerjen e një kombi, të destinuar posaçërisht për bartjen e pacientëve në dializë në vlerë prej 32 mijë euro dhe atë automjet e ka pranuar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan. Mirëpo deri më tani edhe pse kanë kaluar pesë muaj, me këtë kombi asnjëherë nuk janë bartur pacientët në dializë. Sepse kombi i blerë për bartjen e pacientëve në dializë, po shfrytëzohet nga menaxhmenti i QKMF-së për shëtitje dhe endje poshtë e lartë për qefe të tyre, edhe pse e kanë edhe një automjet tjetër për shfrytëzim zyrtar të menaxhmentit të QKMF-së, pra po keqpërdoret automjeti i blerë për shërbim te pacientëve.

Ky keqpërdorim i buxhetit komunal për 32 mijë euro, duke ia ndërruar destinimin e shpenzimit që është bërë, për nevoja të tjera, tregon edhe në këtë rast se nuk kanë aspak konsideratë as ndaj pacientëve . Kjo çfarë po ndodhë në sektorin e shëndetësisë në Gjilan kalon çdo kufi.

Uji Dea

Keqmenaxhimi i sektorit të shëndetësisë, vjen edhe si pasojë e mungesës së një drejtori në drejtorinë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, ku nga muaji Maj nuk ka drejtor, pra për gjashtë muaj kryetari i komunës nuk është në gjendje të emërojë një drejtorë në këtë sektorë të rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit. Aktualisht, ky sektorë është në kaos sa i përket organizimit, përgjegjësisë dhe trajtimit të qytetarëve të cilët kanë nevojë për shërbimet e nivelit primarë.

Fatbardha Selmani, anëtare e KK Gjilan dhe anëtare e komitetit për shëndetësi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.