Pa zgjidhje në zgjedhje

Situata e tensionuar politike në vend është shumë e pritshme se mund të çojë në zgjedhje të parakohshme.
Por, vëzhguesit e pavarur parashohin tensione nëse ato mbahen e edhe mundësinë e mosnjohjes së rezultatit nga kushdo që e humb garën. Prandaj, konsiderojnë se me to nuk zgjidhet kriza, shkruan sot Koha Ditore.
Kosova ka një Qeveri me bazë të fuqishme numrash në Kuvend e me rekord të zi për nga legjitimiteti. Në pikëpyetje ndodhet çuarja tutje e mandatit të nisur vetëm një vit më herët.
Jetëgjatësia e Qeverisë mbahet e cenuar jo vetëm nga presioni i opozitës që tashmë është përcaktuar të vërë në funksion të gjithë mekanizmat demokratikë për ta rrëzuar Qeverinë, por edhe nga vetë partnerët e koalicionit qeverisës që kanë në rend dite zgjedhjen e presidentit të shtetit, që nuk është e garantuar se do të ndodhë konform marrëveshjes së firmosur në fillim të mandatit.
http://koha.net/?id=27&l=92777