RCCOLA

Pa viza, tek në vitin 2016

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kosovarët nuk duhet të llogarisin se mund të lëvizin pa viza para viti 2016-të. Në bazë të një shpjegimi që kanë dhënë zyrtarë evropianë, Kosova mund të marrë një raport pozitiv në verë të këtij viti, por ai nuk do të jetë i mjaftueshëm që në vjeshtë të ketë vendim pozitiv për heqjen e vizave.

“Përveç punëve që nuk janë kryer, ky vit është zgjedhor në BE. Vendimi për heqjen e vizave është jopopullor dhe nuk mund të pritet që zyrtarët që po e përfundojnë mandatin ta marrin një vendim të tillë”, ka thënë për gazetën një zyrtar evropian.

Fundamenti

Tek ka folur në kushte anonimiteti, i njëjti zyrtar ka shpjeguar se procesi i zgjedhjeve në BE do të marrë kohë derisa strukturat e reja do të kërkojnë edhe një afat.

“Sipas këtij orari, koha më reale kur do të mund të merret vendimi për vizat, është vjeshta e vitit 2015”, ka thënë ky zyrtarë. Nëse vendimi do të merrej tek në vjeshtën e vitit 2015, atëherë kosovarët do të mund që nja janari i vitit 2016 të lëvizin pa viza. Ky orar i ndikuar nga zgjedhjet në BE, pritet që Kosovës t`i sjellë komplikime edhe në çështjen e ratifikimit të Marrëveshjes së stabilizm-asocimit. /Tribuna/