Eko Higjiena

Pa Vetting s’ka sundim të ligjit!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Njohës të fushës së të drejtës po e përcjellin me shqetësim mënyrën se si në Kosovë po vazhdon të funksionoj “drejtësia”, kryesisht përmes sekseromanisë, se si po merren përmes sekserëve paratë e krimit të organizuar që shpërndahen te gjyqtarët, prokuroret, hetuesit e deri te avokatët. Në krejt këtë kaos të kësaj skeme mafioze që e rrënoi drejtësinë kosovare nuk vepron Prokuroria speciale. Për më tepër,sipas nanalistëve, as Këshilli Prokurorial nuk merr masa kundër Prokurorisë Speciale , e cila vetëm sodite ose mbyll sytë para korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet e shtetit të lidhur e të paguar nga mafio-oligarkët e inkriminuar e korruptues të zyrtarëve të lartë të shtetit!

Sipas njohësit të kësaj fushe Blerim Burjani, me një gjendje të tillë kaotike çdo ditë po ballafaqohen qytetarët, por pa mundësi që të gjendet rrugëdalja.

“Të gjitha këto duket se janë të njohura për qytetarët, por nuk ka kush të merret me këtë gjyqësor. KGJK dhe KPK duhet të merren me temën kapjes së drejtësisë, duhet të identifikojnë problemet dhe duhet t`i zgjidhin, por tash për tash, kështu si është s’ka kush të merret me këta njerëz, ende është larg kjo temë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, “përmirësimi i gjendjes në këto rrethana është e pamundshme sepse është interesi i thellë i politikës në kapjen e sistemit së bashku me rrjetet kriminale, prandaj përmirësimi i gjendjes në sistem arrihet vetëm nëse partitë politike heqin dorë nga kapja e drejtësisë, dhe bashkëpunojnë me organet e rendit për të pastruar drejtësinë nga keqbërësit, dhe paralelisht me pastrimin e këtij sistemi pastrohen edhe vetë partitë politike”.

FIDANISHTJA

Mirëpo sipas Burjanit, në shtetin ku nuk ka funksionimit të rendit juridik, mund të ndodhe gjithçka. “Prandaj kemi funksionimit të sundimit anarkik, apo sundimin e analfabetëve që është kështu si në kohën e tashme, prandaj edhe nuk ka disiplinë ligjore, nuk ka funksionim të organeve të pavarura të drejtësisë e as polici që ushtron detyra bazuar në ligj”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

“Në Kosovë të gjithë njerëzit që punojnë në institucione siç është lidershipi janë shndërruar në përfitues , gjithçka ndodhë por të gjithë merren vetëm me përfitim ,korrupsion kjo po ndodhe për shkak të qeverisjes së gjatë korruptive, pra po ndodh diçka që nuk mund të ndalet në këtë kohë, sa më shumë kohë që mbetet në qeverisje kjo klasë mbetet kështu siç është, pra anarki dhe paligjshmëri”, tha Burjani për Kosova Sot Online”.

Prandaj, ai është shumë i sigurt që “vetëm nëse edhe në Kosovë zbatohet Vettingu si formulë e vetme efikase e pastrimit të Gjyqësorit atëherë sistemi vihet në binar, ndryshe anarkia vazhdon”.

“Drejtësia duhet të reformohet në disa drejtime: në fushën kadrovike, administratë gjyqësore dhe prokuroriale , por pa Vetting s’ka asgjë, pra s’mund të ketë as reformë e as asgjë. Është kohë emergjente dhe momenti më kritik kur Kosovës i duhet një model Vettingu në mënyrë që të kemi sistem të pastër të drejtësisë, kredibil, të pavarur e funksional”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.