United Hospital

Pa një gotë verë…

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

E sotmja më gjenë këtu ku jam, nën zhurmën provinciale, pa një gotë verë, dhe pa Ty

Të qullur nga nata
nga ëndrrat
ikën
Derisa hap sytë
lëshoj zë
as kokën kthen më

Përtej dhomës dal
në shpatin tim të çmalljes
Me ujë Çepuri shporrë të ligat
ato miza kali
që fshihen aty ku s’ preken

Rrënjët e një luleje ujis
faqet e saj ledhatoj
nën puhinë e gjetheve
që era i trazoi

MË SHUMË SE TASH E DOJA

Përtej brinjës sime të djathtë
bri meje e kisha
me orë e orë
Sa nuk e preku imja dorë

Vetëm e ndjeja
dhe në të qindëtat e sekondës
dot s’e largoja
A bishti im i syrit s’e kapte

Ajo
strukur nën një çufrrajë flokësh Çepuri
me zemrën e pathyeshme
s’ lëviste mësa muri

United Hospital

As kur prej fjalësh e rrapëllimash
u rrudh fusha e u përpush mali
qetas kaloi pran meje
hapin s’e ndali
Zemërthyer vetëm e përcolla
kah u mbështoll me të tjerë
me gaz e poterë

I shtangur mbeta
pa një fjalë të vetme
dhe pa një urrejtje
Çuditërisht
më shumë se tash
e doja
( 22 gusht 2014 )

SYMBYLLAS E GJEJ

Dritarja virtuale
për mungesën tënde
humb ngjyrën jeshile
Një pritje e hirtë
e mbulon shenjën time
kthinave të shpirtit
përderisa nuk shfaqet

Hap dritaren e dhomës
e i mbush sytë
me blerim Çepuri
Aty diku
nëpër të blertat gjethe
të natyrshmet lule
thithë erë e më pret
ajo lulehënë

Dal prej dhomës
përtej dritares
shtigjeve të shpirtit
kapem brinjëve të kësaj kodre
Të dashurën time e kërkoj
Symbyllas e gjej
brenda qenies sime

Sabit Rrustemi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.