ARKATANA

“Pa ndjenja, vetëm objektiva”, Asani pasi ka rigjetur golat: Kurrë mos e humb buzëqeshjen

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Jasir Asani ka rigjetur golat me Guangju. Për herë të fundit shënoi më 18 korrik, ndërsa Guangju u mposht 2 me 1 në transfertën e Suon.

Asani është tashmë në kuotën e shtatë golave në kampionat. Dhe këtë fakt e ka kujtuar sot.

Mobi Casa

“Pa ndjenja, vetëm objektiva”, shkruan fillimisht Asani. Më pas e shoqëron me një tjetër foto: “Kurrë mos e humb buzëqeshjen”.

Asani ka kontratë të vlefshme deri në fund të vitit me klubin korean. Pritej shitja e kartonit të 30-vjeçarit në Japoni, por bllokimi i merkatos për Guangju ka bërë që ta mbajnë për shkak të mungesës së alternativave.