Eko Higjiena

“Pa ndërkombëtarët s’kemi ardhë deri këtu – nuk e përbuzim të mirën”, Hamza për raportet me SHBA dhe BE

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, i ftuar në T7 në emisionin Pressing, ka folur për marrëdhëniet e Kosovës me aleatët më të afërt të saj kohëve të fundit, duke vlerësuar se ‘‘pa bë veprime konkrete’’, nuk është e lehtë që të rikthehen raportet ku kanë qenë në të kaluarën, shkruan Gazeta Express.

Hamza ka theksuar se pa ndihmën e aleatëve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendeve të BE-së si dhe vendeve të tjera të botës demokratike, Kosova s’do të ishte ku është.

FIDANISHTJA

Tutje, ai ka thënë edhe se nuk duhet të përbuzim të mirën, por duhet të jemi mirënjohës.

‘‘Relacionet me ndërkombëtare, kjo temë ma komplekse, nuk është e lehtë pa bë veprime konkrete që ti mundesh me rikthy nivelin e besimit ku e ke pas në të kaluarën. Se pa ta, na s’jemi ardh deri këtu, e vlerësojmë e krejt gjeneratave, e vlerësojmë edhe projektin më të suksesshëm politiko ushtarakë, që ka ndodh luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por s’jemi ardh vetë, jemi ardh me përkrahjen e miqve, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendeve të BE-së, vendeve të tjera të botës demokratike. Duhet me qenë mirënjohës, ne për nga tradita jemi popull që jemi mirënjohës, nuk e përbuzim të mirën. Kështu që kthimi i këtyre raporteve, dhe posaçërisht ndryshimet që janë tu ndodh tani është më kompleks. Në SHBA kemi një administratë të re, në Gjermani priten zgjedhjet në shkurt, shumë vende ka me pas zgjedhje, situata po ndërron, dhe ne duhet me ditë saktë ku po pozicionohemi dhe me mbrojte interesin strategjik të vendit, dhe me pas miqësi po, por edhe partneritet’’, ka thënë ai mes tjerash në Pressing, /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.