ARKATANA

Pa kaluar as një minutë lojë, Bajrami shënon për t’i dhënë epërsinë Shqipërisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Italisë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024, e vlefshme për grupin B.

Në aksionin e parë të ndërtuar Shqipëria arriti që të shënojë me anë të Nedim Bajramit i cili realizoi për 1-0 pas gabimit të Federico Dimarcos.

Uji Dea

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në vazhdim, por Shqipëria duhet ta shfrytëzojë momentumin e krijuar dhe atmosferën në stadium për të dyfishuar epërsinë./Telegrafi/