ARKATANA

Pa i mbyllur negociatat me Serbinë, ndryshimi nē Kosovë s’mund të ndodhë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Fadil Maloku – 1. Pa dyshim që diaspora për dallim nga zgjedhjet e fundit, që ishte mobilizuar për ta ndryshuar dhe përmbysur keqqeverisjen e atëbotshme, sivjet ajo duket shumë më e interesuar dhe më e mobilizuar për ta përmbysur keqqeverisjen. Kështu që ajo tani ka kuptuar se pa involvimin e saj në “lojën” zgjedhore, nuk mund të ndihmohet e as të arrihet ajo pika kritike e ndryshimit të pritur. Thënë më thjesht, diasporën në këto zgjedhje e shoh si shumë më relevante dhe më të organizuar (por, të pamjaftueshme) për ta bë ndryshimin e pritur…

2. Rritja e numrit të diasporës për të votuar sivjet po shihet se është shumë më i madh. Dhe ky fakt dëshmon qartë interesimin dhe vullnetin per ta ushtruar ndikimin e vetë ne zgjedhjet e sivjetme. Ndërkaq, rritjen dhe interesimin e shtuar e shoh edhe si një lloj ”hakmarrje” e butë ndaj qeveritarëve që atyre u “ndihmuan” të katapultohen (lexo; arratisjen e padēshiruar përmes rrugëve abnormale) në botën e kampeve të azilit … gjate vitit 2015 qe iken mbi 160.000 te rinj kosovarë!

UBT

3. Realisht edhe nga kontigjentet e reja (supozohet qe diku rreth 35.000 votues të rinj “rekrutohen”) qe si potencë e edhe si votues të ri qe nuk kane as hipoteka e as ngarkesa te gjeneratave te vjetra, pres qe ta bëjnë ate ndryshiminm e dëshiruar. Por, kam pak besim qe do mund te arrihet kjo “kuotē” kritike per ta bere kete “katapultim” te nevojshem qe i nevojitet atmosferes dhe mobilitetit politik. Në Kosovë thene më thjesht, ende nuk shoh ndryshime rrënjësore, apo të paktën aso ndryshimesh çfarë po propagandohen nga shumica e partive parlamentare kosovare. Arsyet janë të shumta, por midis këtyre arsyeve unë si kryesore shoh përfundimin e dialogut me Serbinë, si dhe margjinalizimin e manipulantëve nga krahu i luftës dhe ai i paqes. Realisht dhe logjikisht ndryshimi i nevojshëm, po shihet dhe po përceptohet ende më shumë si dëshirë. Ndërkaq, ndryshimi i domosdoshëm, pra ai i vërteti që mund të identifikohet edhe si një lloj katarsisi, është ende larg…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.