Eko Higjiena

Pa i burgosur bandat e shtetit, drejtësia mbetet mashtrim

/ 9 minuta lexim
Fundamenti

Analistët politikë dhe ekspertët e fushës së sundimit të ligjit vazhdojnë ta kritikojnë sistemin e brishtë të drejtësisë, duke theksuar se ai është i politizuar dhe jofunksional, prandaj edhe nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit e as krimit të organizuar dhe as kundër asnjë lloj të kriminalitetit në këtë vend, pa pasur një pastrim të plotë të sistemit të drejtësisë.

Kelmendi: I tërë sistemi është nën kontroll të grupeve informale politike dhe ekonomike!

“Duke ua bërë gjyqin gjyqtarëve, prokurorëve dhe pas tyre edhe politikës dhe politikanëve hajdutë, kriminelë dhe keqbërës kombëtarë, qytetarëve shqiptarë do t’u kthehet besimi te shteti ligjor dhe do të ngrihet patriotizmi e do të lartësohet ndjenja kombëtare e tyre, pasi padrejtësia e politikës dhe e drejtësisë ua kanë bërë skëterrë jetën shqiptarëve në atdheun e vet, prej të cilit krimi dhe politika e drejtësia e krimit ua ka imponuar shqiptarëve largimin nga atdheu, ku largimi shikohet prej rinisë shqiptare kryesisht, si i vetmi shpëtim”, thotë analisti Skënder Kapiti për “Kosova Sot”

Analistët politikë dhe ekspertët e fushës së sundimit të ligjit vazhdojnë ta kritikojnë sistemin e brishtë të drejtësisë, duke theksuar se ai është i politizuar dhe jofunksional, prandaj edhe nuk mund të ketë luftë kundër korrupsionit e as krimit të organizuar dhe as kundër asnjë lloj të kriminalitetit në këtë vend, pa pasur një pastrim të plotë të sistemit të drejtësisë.

Sipas tyre, çelësi i krejt kësaj nyje të lidhur fortë, që pengon një drejtësi efektive dhe të pavarur, është tek procesi që duhet të nisë të hapet, të nisë dekriminalizimi së pari në institucionet e drejtësisë, në prokurori, në gjykata e polici, e pastaj edhe në institucionet e tjera të shtetit, sepse vetëm një prokurori e gjyqësi e pastruar nga të inkriminuarit dhe e fortë mund të pastrojë e largojë të inkriminuarit e tjerë në institucionet e tjera të shtetit. Përndryshe, sipas analistëve, pa pastrimin e sistemit të drejtësisë përmes një VETTING-u serioz nuk mund të ketë sundim të ligjit e rendit dhe as perspektivë për qytetarët e pashpresë dhe Kosovën e kapur, të ngulfatur e të nëpërkëmbur nga mafio-politikanë e mafio-oligarkë të bizneseve të kundërligjshme, të cilët janë bërë bashkë për të zhvatur e plaçkitur edhe atë që ka mbetur ende në këtë vend të nëpërkëmbur.

Mobi Casa

Dekriminalizimin nuk ka kush ta nisë
Pro një VETTING-u urgjent është edhe eksperti Blerim Burjani. “Problemi është se nuk ka kush ta nisë dekriminalizimin në drejtësi, pse të nisë ky, kush do të shtynte përpara këtë proces. Ligji vetting nuk po bëhet, ligjet tjera nuk e kërkojnë në mënyrë të tërësishme këtë proces pastrimi, pra që të ketë dekriminalizim të përgjithshëm”, u shpreh ai.”Në këtë situatë ishte dashur që nisma dhe iniciativa të rrjedh nga vetë organet e drejtësisë, që vetë KGJK-ja dhe KPKja të bëjë këtë punë apo të nxisë këtë proces të dekriminalizimit. Kështu si është gjendja askujt nuk i intereson që këtë punë ta nisë dhe ta zbatojë deri në fund. Nuk po bëhet kjo, sepse nuk ka kush ta shtyjë përpara këtë pastrim nga njerëzit keqbërës në drejtësi. Pra, këtu është krejt poenta. Si rrjedhojë e kësaj, deri më tash nuk ka pasur ndonjë iniciativë për të nxjerrë Ligjin për vetting”, vijoi më tej Burjani. “Pa ndryshim të qeverisjes gjasa nuk ka të fillojë procesi, as i vetting-ut e as reformimi kadrovik, asgjë hiç, qeverisja kriminale nuk e lejon këtë”, tha Burjani për “Kosova Sot”.

KAPITI: NUK KA SHTET LIGJOR DHE AS DEMOKRACI PA IA BËRË GJYQIN SISTEMIT KRIMINAL TË DREJTËSISË!
Sipas njohësit të kësaj fushe,analistit Skënder Kapiti,është koha, ndonëse e vonuar,që edhe Kosova të marrë modelin e Shqipërisë për pastrimin e sistemit të drejtësisë.”Në Shqipëri po ndodh gjëja më e duhur,po u bëhet gjyqi gjyqtarëve dhe prokurorëve,të cilët kanë bërë krimet më të madha në shtet,si krimin e padrejtësive, prishjen e shtetit,degradimin e demokracisë,ligjësimin e vjedhjes e grabitjes së pronave e pasurive; vjedhjen e blerjen e votave dhe të pushtetit; vetëgjyqësinë; krimet e tjera ordinere e vrasjet dhe sidomos krimin e hajdutërisë e korrupsionit, të trafikimit të qenieve njerëzore dhe të drogave”,u shpreh ai.”Nuk ka shtet ligjor dhe as demokraci pa ia bërë gjyqin sistemit kriminal të drejtësisë,pa e çmontuar dhe ndëshkuar atë dhe pa dëbimin,largimin dhe ndëshkimin e kastokracisë kriminale të drejtësisë,shpurën edhe prokurorëve shqiptarë,si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.Nëse nuk e bën këtë VETTING-u,apo nëse politizohet dhe korruptohet edhe ky,atëherë do të dështonte shteti dhe shoqëria shqiptare edhe kësaj radhe ashtu sikurse fatkeqësisht deri më sot.Ky VETTING i duhet edhe Kosovës,sepse sistemi i drejtësisë në Kosovë ka degraduar edhe atje shumë rëndë.Por duket se VETTING-u ka filluar dhe po i bën gjyqin drejtësisë së kriminalizuar dhe të korruptuar.VETTING-u po i bën gjyqin krimit dhe kriminelëve të drejtësisë,të cilët e falimentuan shtetin,demokracinë,ligjin dhe rrënuan moralin njerëzor;VETTING-u po e çliron ligjin,drejtësinë,të vërtetën dhe liritë e njeriut,të cilat i kishte prangosur padrejtësia,pandershmëria,krimi dhe korrupsioni i sistemit të drejtësisë.Prej padrejtësive të drejtësisë shqiptare, shqiptarët marrin rrugët e eksodit për të shpëtuar nga kthetrat e krimit të padrejtësive dhe të hajnisë politike në Shqipëri e në Kosovë”,tha Kapiti për “Kosova Sot”. Prandaj,ai thotë se VETTING-u është çlirimi i dytë për shqiptarët dhe ngjarja më e madhe pas Pavarësisë kombëtare.”Ai po i hap rrugën dhe po shkatërron pengesat politiko-kriminale dhe antiligjore të politikës dhe të drejtësisë në Shqipëri; po i hap rrugën ndërtimit dhe funksionimit të shtetit ligjor dhe demokratik,pra po hedh themelet e fillimit të emancipimit të shtetit modern të standardeve të larta shtetformuese moderne”,vijoi më tej Kapiti. “Padrejtësinë e drejtësisë dhe politikën e krimit në Shqipëri VETTING-u do t’i nxjerrë ato para ligjit dhe drejtësia do t’i shfronësojë ato nga pushteti dhe lartësia ku ato me krim,me hajni,me tradhti dhe me korrupsion janë ngritur,pra do të gjykohen për krimin e madh që ato u kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve; do të gjykohen dhe do të ndëshkohen për rrënimin moral,për varfërinë papunësinë,për krimin e rëndë psikologjik dhe depresiv,do të ndëshkohet politika dhe drejtësia të cilat u kanë shkaktuar shqiptarëve mijëra e mijëra humbje jetësh njerëzore dhe dhimbje të tmerrshme shpirtërore.VETTINGu do t’i mësojë dhe do t’i edukojë shqiptarët me mësimin e madh,me atë që shqiptarët duhet të ndëshkojnë krimin dhe kriminelët.Dhe shqiptarët duhet të mësohen që të guxojnë për të vlerësuar,zgjedhur dhe për të respektuar meritorët kombëtarë,ndershmërinë,intelektualizmin dhe patriotizmin e atyre të cilët e meritojnë me meritë.Një VETTING i tillë duhet të miratohet urgjentisht edhe në Kosovë”,tha Skënder Kapiti për “Kosova Sot”.

KELMENDI: MAFIA PO E BËN LIGJIN!
Prof.i së drejtës,Muhamet Kelmendi,tha për “Kosova Sot” se ka kohë që është tërhequr vërejtja se shteti juridik nuk ndërtohet me të ardhura personale,me rritjen e tyre dhe me lëvdata,sepse as Policia e Kosovës,as prokuroria dhe as gjykatat,nuk kanë qenë keq me të ardhura personale.”Atyre edhe nëse ua japim nga 2 mijë a 3 mijë euro në muaj të njëjtë mbesin.Çështja është te spastrimi i policisë nga të korruptuarit ,nga ish-shërbëtorët e regjimit serbomadh dhe nga të paaftit.Kjo duhet të bëhet edhe në prokurori dhe në gjykata.Procedura e spastrimit dhe përzgjedhjes kërkohet të zhvillohet edhe në pushtetin shtetëror. Aty është mbushur vendi ynë me ish-elemente që vijnë nga regjimi titistë. Familjarët e tyre po bëjnë çmos për të zhdukur shtetin”,u shpreh ai.”Një spastrim kërkohet të bëhet edhe në administratë dhe nëpër shumë fusha të tjera,deri në nivel komunal dhe më gjerë.Kudo nëpër këto vende kemi shërbëtorë dhe vegla të pushtetit dhe të mafisë oligarkike ekonomike që e ka kapur jetën e qytetarëve dhe ata po i eksploaton e shtyp me të madhe masat. Tërë Kosova po punon,për të mos thënë 90 % po punojnë për oligarkët mafiozë dhe pushtetarët qendrorë dhe lokalë.I tërë sistemi është nën kontroll të grupeve informale politike dhe ekonomike.Ata janë që po bëjnë pushtetin.E tërë kjo gjendje kërkon masa të shpejta spastruese.Tash a do të bëhet VETTING-u apo jo është çështje tjetër”,theksoi Kelmendi për “Kosova Sot”. Sipas analistit Muhamet Kelmendi,Kosova ka dhënë dhe po jep shumë mjete financiare për strukturat e sundimit të ligjit derisa efekti i punës së tyre profesionale dhe të pavarur nuk është askund,vetëm po bëjnë pasuri marramendëse.”Ata kanë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.Bëjnë pushime shumë kualitative.Kanë makina dhe nuk punojnë kundruall ligjit.Janë vegla të një sistemi të korruptuar që ka kapur shtetin.E tërë kjo e ka bazën te mafia ekonomike dhe politike.Ata e bëjnë ligjin në Kosovë.Shih punën e prokurorisë dhe të gjykatave.Asnjë dënim nuk e kemi kundër kësaj kategorie të njerëzve të fortë të korruptuar.Thjesht kemi shkelje të ligjit dhe pasurim pa bazë të këtyre shtresave mafioze”,tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)