Hidromorava

Pa e shporrur mafinë nga pushteti, s’ka ditë të mira për Kosovë

/ 11 minuta lexim
Hidromorava

Analistët politikë vlerësojnë se qytetarët e Kosovës përfundimisht e kanë humbur tërësisht besimin në këtë klasë politike, të korruptuar e të inkriminuar, dhe tani shpresa e vetme e tyre mbetet në kërkim të një klase të re politike, por mjerisht shumë nga ata janë edhe në kërkim të në jete më të mirë jashtë kufijve të vendit.

Qarri: Shteti i Kosovës sundohet nga familjet mafioze, mafio-oligarkike e të nëntokës kriminale, të tipit të Eskobarit, që u pasuruan duke shfrytëzuar lidhjet kriminale me pushtetarët, ndërkaq popullin e varfëruar e çuan në kufirin e ekzistencës

“Shteti i Kosovës po sundohet nga familjet mafioze, mafio-oligarkëve e të nëntokës kriminale, të tipit të Eskobarit, që u pasuruan duke shfrytëzuar lidhjet me pushtetarët, ndërkaq populli është në kufirin e ekzistencës. Përveç mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, janë edhe mafio-oligarkët e politikës, të cilët zotërojnë qindra mijëra hektarë toka në emër të tyre, të familjarëve të tyre, apo rretheve të tyre, që nënkupton se shumica e pronave të Kosovës zotërohen nga këto familje dhe mafio-oligarkët e pushtetit. Ndaj, pa u shthurur ky lëmsh kriminal, shteti, por edhe ekonomia e Kosovës, nuk do të ecin përpara dhe nuk ka shans që kjo nëntokë kriminale të lejojë dikë tjetër të investojë dhe të përparojë, pa qenë pjesë e tyre në krim të organizuar”, thotë analisti Bislim Aliu për “Kosova Sot”

Analistët politikë vlerësojnë se qytetarët e Kosovës përfundimisht e kanë humbur tërësisht besimin në këtë klasë politike, të korruptuar e të inkriminuar, dhe tani shpresa e vetme e tyre mbetet në kërkim të një klase të re politike, por mjerisht shumë nga ata janë edhe në kërkim të në jete më të mirë jashtë kufijve të vendit.

Kjo situatë mosbesimi në këtë kastë politike vjen pa dëshirën e tyre, sepse askush nuk e kishte e menduar se në vitin e 11-të të pavarësisë, Kosova do të identifikohet si shtet i krimit të organizuar dhe nëntokës e mafio-oligarkëve të kriminalizuar, pa ekonomi të tregut, por me monopole, pa sundim të ligjit e me krim të organizuar, pa arsim dhe me gjysmë-analfabetë, pa shëndetësi e me shumë të sëmurë, ende pa ulëse në OKB, pa na njohur ende pesë shtete të Bashkimit Evropian, pa qenë anëtar i Këshillit të Evropës, OSBE-së, UNESCO-s, Interpolit etj., e bile edhe pa e kontrolluar tërë territorin, pa u njohur si shtet nga të gjithë qytetarët e saj, akoma pa ushtri efektive, pa liberalizim të vizave, pa Kartonin e Gjelbër në Evropë e pa shumëçka tjetër bazike për jetë normale të qytetarëve.

Modeli i Eskobarit qeveris Kosovën

Edhe analisti politik Bislim Aliu vlerëson se qytetarët tërësisht e kanë humbur besimin në këtë klasë politike, tejet e inkriminuar.”Dhe, për këtë, në vitin e 11-të të pavarësisë së Kosovës askush nuk e kishte menduar që ky shtet i kriminalizuar dhe i nëntokës kriminale e mafio-oligarkëve të kriminalizuar; pa ekonomi të tregut, por me monopole, pa sundim të ligjit, e me krim të organizuar, pa arsim dhe me gjysmë analfabet, pa shëndetësi, e me shumë të sëmurë, ende pa ulëse në OKB, pa na njohur ende pesë shtete të Bashkimit Evropian, pa qenë anëtar i Këshillit të Evropës, UNESCO-s, Interpolit, e bile pa u kontrolluar i tërë territori i Kosovës, ende pa ushtri efektive, pa liberalizimin e vizave, pa Kartonin e Gjelbër në Evropë, e pa shumëçka tjetër bazike për një jetë normale të qytetarëve”, u shpreh ai. “Dhe, për këtë, shteti i Kosovës po sundohet nga familjet mafioze, mafio-oligarkëve e të nëntokës kriminale, të tipit të Eskobarit, që u pasurua duke shfrytëzuar lidhjet me pushtetarët, ndërkaq populli është në kufirin e ekzistencës. Përveç mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale, janë edhe mafio-oligarkët e politikës, të cilët zotërojnë qindra mijëra hektarë toka në emër të tyre, të familjarëve të tyre, apo rretheve të tyre, që nënkupton, se shumica e pronave të Kosovës zotërohen nga këto familje dhe mafio-oligarkët e pushtetit. Ndaj, pa u shthurur ky lëmsh kriminal, shteti, por edhe ekonomia e Kosovës, nuk do të ecin përpara dhe nuk ka shans që kjo nëntokë kriminale, të lejojë dike tjetër të investojë dhe të përparojë, pa qenë pjesë e tyre në krim të organizuar”, potencoi Aliu për “Kosova Sot”.

BADALLAJ: MAFIA E DEGRADOI KOSOVËN

Uji Dea

Analisti politik Reshat Badallaj thotë se nuk u përket atyre njerëzve që shohin vetëm zi, por realiteti është i tillë dhe po e imponon një shikim dhe vlerësim të tillë.”Faji qëndron se në Kosovë, pas luftës, pasi u çliruam, në vend se ne t´i përvilnim krahët dhe t’iu qaseshim punës, u formuan banda mafioze, klane të rrezikshme të klaneve të nëntokës kriminale, mafio-oligarkët e kapën pushtetin dhe nuk njihnin as ligje, as shtet dhe as Kushtetutë. Dhe, e keqja më e madhe është se të gjitha këto krime mbështeteshin fuqishëm nga organet e larta shtetërore që e bënë ZAP edhe sistemin gjyqësor, tërësisht të kalbur dhe të instaluar nga Beogradi me njerëz langonj, që deri dje kishin dënuar shqiptarët me procese të montuara politike dhe bile ofendonin e etiketonin kombin tonë dhe me uljen e këtij të gjakut titist dhe të Rrahmanzinjve, ia kishin zënë bishtin me derë njëra-tjetrës dhe pastaj ishin të lirë të bëjnë hallakamë dhe sallamadi Kosovën. Pra, kupola e krimit mjerisht ishin këta dhe bashkëpunonin me bandat serbiane Devolli, që shkatërroi tërësisht ekonominë e vendit deri në palcë,dhe që i printe këlyshi i UDB-së serbe Baton Haxhiu,oligarku dhe kumbara i Sreten Kariqit, Ramiz Kelmendi, i organizonin këto krime që kishin kanale të posaçme nga Serbia fashiste për Kosovë me mish të mykur,të kalbur,shisni ushqime qensh dhe derrash te shqiptarët dhe nuk i trazonte askush që rrezikohej jeta e qytetarëve dhe nuk ka kurrfarë mundësie të ecë Kosova përpara, kur është kapur nga banditët dhe kryebanditët, që u intereson vetëm hajnia, prandaj u pasuruan e u bënë supermilionerë. e që deri dje ishin fukarenj të këputur”, tha Reshat Badallaj për “Kosova Sot”.

BISLIMI: KOSOVA U KTHYE NË SHTET TË KRIMIT TË ORGANIZUAR DHE NËNTOKËS E MAFIO-OLIGARKËVE TË KRIMINALIZUAR

Njohësja e zhvillimeve politike në vend,Liridona Bislimi,thotë se tani,kur jemi në përfundim të vitit 2018,dhe tashmë kanë kaluar 10 vjet që njihemi si shtet i pavarur,askush nuk do të kishte menduar që Kosova në vend se të lulëzojë si një shtet i ri,ajo u kthye në shtet i krimit të organizuar dhe nëntokës e mafiooligarkëve të kriminalizuar,pa ekonomi të tregut,pa sundim të ligjit e me krim, me arsim jocilësor,pa shëndetësi të mirëfilltë e duke u detyruar qytetarët të paguajnë shuma marramendëse vetëm për t’u shëruar në vendet fqinje,derisa pjesa politike jeton në luks dhe duke mos realizuar asnjë objektiv të anëtarësimit të shtetit në organizmat ndërkombëtarë.”Ndërsa, ana politike na gjen pa ulëse në OKB,duke mos na njohur ende pesë shtete të Bashkimit Evropian,pa qenë anëtar i Këshillit të Evropës,OSBE-së,duke dështuar për anëtarësim në UNESCO, INTERPOL…duke vazhduar të quhemi SHTET,por vazhdojmë të mbetemi pa ushtri efektive,pa liberalizim të vizave, pa Kartonin e Gjelbër në Evropë, kështu duke detyruar qytetarët të frymojnë në një jetë jonormale,ndërsa e gjitha kjo vjen nga familjet mafioze si të llojit të Eskobarit,që u pasuruan duke shfrytëzuar lidhjet e tyre me pushtetarët tanë,që u pasuruan në shpinën e popullit, duke i lënë këta të fundit nën kufirin e ekzistencës. Pra, mafio-oligarkët e politikës janë ata të cilët zotërojnë qindra e mijëra hektarë tokë,duke mos lënë dike tjetër të investojë dhe të përparojë nëse nuk janë pjesë e tyre në krim të organizuar.Përfundimisht, duhet ta dimë se pa u shkatërruar kjo shoqëri e lartë, e pasuruar deri në centët e fundit,në mënyrën më të padrejtë të mundshme, shteti dhe ekonomia e Kosovës nuk do të ecin para,por vetëm sa do të varfërohemi edhe më keq”,tha Liridona Bislimi për “Kosova Sot”.

QARRI: SHTETI I KOSOVËS PO SUNDOHET NGA FAMILJET MAFIOZE

Sipas analistit Gani Qarri, viti që po lëmë pas, përveç lajmit të gëzueshëm për formimin e Ushtrisë, do të mbetet në kujtesë si një vit i izolimit të plotë të vendit nga bandat kriminale, një vit me plot dështime dhe rreziqe deri në ndarjen dhe zhbërjen e tërësishme të shtetësisë së Kosovës nga presidenti kuisling dhe pushtetarët e kriminalizuar. “Vit me plot të papritura dhe depresione të papërshkruara, saqë qytetaret kanë humbur tërësisht besimin ne këtë klasë të dështuar dhe pafundësisht të inkriminuar politike. Askush nuk do të mund ta kishte paramenduar se edhe dy dekada pas çlirimit dhe në vitin e 11-të të pavarësisë, shtetin tonë të ri e të brishtë, në masë të tillë, bandat kriminale në pushtet, do ta kthenin në oazë të krimit të organizuar dhe nëntokës e mafio-oligarkëve të inkriminuar. Në një vend tërësisht të izoluar, pa ekonomi të tregut, por me monopole mafio-oligarkike, pa sundim të ligjit e me krim të organizuar, pa arsim dhe me gjysmë-analfabetë në të gjitha fushat shoqërore dhe politike, pa shëndetësi e me shumë të sëmurë, pa na njohur ende pesë shtete të Bashkimit Evropian, pa qenë anëtar i Këshillit të Evropës, OSBE-së, UNESCOs, Interpolit etj., dhe ende pa ulëse në OKB. Në një vend të nëpërkëmbur nga mafio-oligarkia politike, pa sundim të ligjit, pa u njohur si shtet nga të gjithë qytetarët e saj dhe pa e kontrolluar tërë territorin shtetëror, akoma pa ushtri efektive, pa liberalizim te vizave, pa Kartonin e Gjelbër në Evropë e pa shumëçka tjetër bazike për jetë normale të qytetarëve të vet. Një vend ku bandat e kriminalizuara politike, bën që shteti i Kosovës të sundohet nga familjet mafioze, mafio-oligarkike e të nëntokës kriminale, të tipit të Eskobarit, që u pasuruan duke shfrytëzuar lidhjet kriminale me pushtetarët, ndërkaq popullin e varfëruar e çuan në kufirin e ekzistencës”, tha Qarri për “Kosova Sot”.

Sipas tij, përpos mafio-oligarkëve të nëntokës kriminale janë edhe mafio-oligarkët e politikës, të cilët zotërojnë qindra mijëra hektarë toka në emër të tyre, të familjarëve apo rretheve të veta që nënkupton se shumica e pronave të Kosovës zotërohet nga këto familje dhe mafiooligarkët e tipit mafioz të pushtetit aktual.”Ndaj, pa u shthurur përfundimisht ky lëmsh kriminal, shteti, por edhe ekonomia e Kosovës nuk do të ecin kurrë përpara dhe nuk do të ketë shans që kjo nëntokë kriminale të lejojë dikë tjetër të investojë dhe të përparojë, pa qenë pjesë e bandës së tyre dhe i involvuar në krim të organizuar”, theksoi analisti Gani Qarri.

(Kosova Sot)