ARKATANA

Pa demarkacionin s’ka viza

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Komisionari Johanes Hahn ua ka bërë të qartë liderëve kosovarë se Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave me BE-në. Gazeta “Zëri” nga burimet e veta ka mësuar se kreu i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, ka bërë një propozim për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, i cili u refuzua kategorikisht nga liderët e opozitës.

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, ka arritur t’i bëjë bashkë të martën liderët e pozitës dhe të opozitës në Kosovë. Me ftesë të Hahn-it për herë të parë u ulën në një tavolinë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, Visar Ymeri nga lëvizja “Vetëvendosje”, Ramush Haradinaj nga AAK-ja dhe Jakup Krasniqi nga “Nisma për Kosovën”. Komisionari i BE-së mblodhi liderët e partive politike për t’ua bërë të qartë se duhet të ketë një marrëveshje për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, si dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi.

Eco Higjiena

Madje, për këtë të fundit Hahn ua bëri të qartë se pa ratifikimin e saj nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës. Megjithëkëtë, liderët opozitarë nuk kanë pranuar asnjë zgjidhje, por kanë kërkuan zhbërjen e këtyre marrëveshjeve. Në këtë takim, siç mëson gazeta “Zëri” nga burimet e veta, kreu i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, ka bërë një propozim për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, i cili u refuzua nga liderët e opozitës./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.