ARKATANA

Pa asnjë njohje të re dhe pa anëtarësim në KiE, Gërvalla e përmend si sukses heqjen e vizave

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur në konferencën e shtatë të Ambasadorëve, duke përmendur si sukses dhe duke marrë meritat për liberalizimin e vizave, shkruan Gazeta Express.

Sipas saj, në vitet e fundit Kosova ka treguar përkushtim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjë që u vlerësuar nga ndërkombëtarët dhe u vendos që një progres i tillë të shpërblehej me heqjen të regjimit të vizave.

GRANDEMALL

“Dëshiroj të nis me një moment që për shumë vite ishte ëndërr për qytetarët. Ky synim ishte simbol i asaj që donim të ishim. Një vend i lirë dhe i lidhur ngushtë me Evropën. Sot kjo ëndërr u bë realitet. Diçka e tillë s’ndodh vetvetiu. Ky sukses është rezultat i përkushtimit të Kosovës për të ndërtuar shtet ligjor dhe për të luftuar korrupsionin. Në vitet e fundit kemi ndërmarrë reforma të thella që kanë rritur transparencën forcuar pavarësinë e institucioneve. Lufta kundër korrupsionit ka sjellë rezultate konkrete duke treguar se askush s’është mbi ligjin. Partnerët tanë evropianë e njohën këtë progres dhe sot qytetarët tanë mund të lëvizin lirshëm”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja tutje ka përmendur edhe fuqizimin e pasaportës së Kosovës. Kosova për 4 vite të Qeverisë Kurti s’ka marrë asnjë njohje të re dhe ka dështuar anëtarësimi në Këshillin e Evropës./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.