Ozil në Bayern, Shaqiri te Juventusi?

Bayern Munich po synon ta transferoj Mesut Ozilin nga Arsenali gjatë janarit. Nëse ndodh kjo, atëherë nga lubi bavarez pritet të largohet Xherdan Shaqiri. Mesfushori kosovar mund të përfundoj te Juventusi.
Bayern Munich po përgatitet që ta përforcoj skuadrën pas rihapjes së afatit kalimtar për futbollistë në janar të vitit 2015.
Nga Gjermania raportohet se klubi bavarez është gati t`i ofrojnë Arsenalit 40 milionë euro për shërbimet e Mesut Ozil, i cili ka kontratë deri në verë të vitit 2018.
Përfaqësuesi i Gjermanisë duket se nuk ka treguar vlerat që pritej te skuadra londineze. Transferimi i mundshëm i turko-gjermanit në Allianz Arena pritet të ketë një efekt domino te klubi gjerman.
Prania e Ozil në skuadër do t’i mbyllte hapësirat në formacionin e parë Xherdan Shaqirit, që në mënyrë të pashmangshme do të kërkonte një destinacion të ri.
23-vjecari i përfaqësueses së Zvicrës mund të transferohet te Juventusi, skuadër që e kërkoi me ngulm, edhe gjatë verës. Gjithsesi, për momentin këto lëvizje janë vetëm në kuadër të zërave, pasi që gjithçka të bëhet realitet duhet të presim muajin janar.