Fundamenti

OVL në Anamoravë janë kundër kategorizimit të veteranëve të UÇK-së

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Ne pajtohemi në parim me ndryshimin e ligjit bazik, por jemi kategorik kundër kategorizimit të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse konsiderojmë se Veteranët e UÇK-së janë një dhe të pandarë, ata janë luftëtarë të lirisë. Kategorizimi gjeneron devalvimin e skajshëm, duke fyer dhe nënçmuar dinjitetin e luftëtarit të lirisë thuhet në reagimin e OVL degët në Gjilan, Viti e Artanë.

Pas situatës së krijuar me rastin e propozimit dhe miratimit të ligjit për plotësim ndryshim të ligjit nr. 04/L-261 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, degët e OVL të UÇK-së në Gjilan, Viti dhe Artanë, pas konsultave me anëtarët e kryesive, dalin me këtë komunikatë.

ARKATANA

Ligji bazik për veteranët e UÇK -së, ka ngërthyer në vete shumë mangësi dhe se i njëjti ligj ka pas nevojë për amandamentim me qëllim që statuti juridik dhe social i veteranëve të jetë më i avancuar.

Prandaj ne pajtohemi në parim me ndryshimin e ligjit bazik, por jemi kategorik kundër kategorizimit të Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse konsiderojmë se Veteranët e UÇK-së janë një dhe të pandarë, ata janë luftëtarë të lirisë. Kategorizimi gjeneron devalvimin e skajshëm, duke fyer dhe nënçmuar dinjitetin e luftëtarit të lirisë. Pavarësisht kohëzgjatjes, në luftë kemi qenë të barabartë, para rrezikut kemi qenë të njëjtë, kemi ndarë bashkë sakrificën dhe lavdinë prandaj bashkërisht duhet gëzojmë edhe epitetin e veteranit përfundon njoftimi i nënshkruar nga Jeton Sherifi, Abdyl Bajrami dhe Hafiz Zeqiri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.