FITORJA

Osmani: Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur, por një betim i përhershëm për atdheun

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nën intonimin e himnit shtetëror është mbajtur ceremonia e certifikimit të 344 rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerata 01/2025.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj tha se ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur, por një betim i përhershëm për atdheun.

“Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për Kosovën ku 344 djem e vajza i bashkohen FSK-së. Të dashur ushtarë ju keni kaluar plotë sfida me përkushtim. FSK është më shumë se një forcë, është simbol i përkushtimit dhe sakrificës dhe dëshmi e forcës së shtetit tonë”, ka thënë Osmani.

ARKATANA

Ajo po ashtu tha se FSK po marshon përpara dhe e mirë pajisur.

“Me punën dhe përkushtimin tuaj do të vazhdoni ta mbani shtetin tonë…FSK po marshon fuqishëm përpara e mirë pajisur. Ju jeni pasardhës të drejtë të UÇK-së, të cilët sakrifikuan gjithçka për atdheun në momentet historike të vendit tonë. Të kujtojmë dëshmorët, heronjtë dhe martirët… edhe sot shpreh falënderimin dhe të aleatëve tanë, përfshirë SHBA-të”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Ndryshe, kjo është gjenerata e parë e stërvitjes ushtarake, e cila filloi më 25 janar 2025 dhe përfundon sot më 28.03.2025. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.