ARKATANA

Osmani: Të ndezim kushtrimin e fitores së shtetit ligjor

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Kandidatja për kryeministre nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në një tubim me qytetarët anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në Podujevë, deklaroi se Llapi ja ka kthyer Kosovës shpresën edhe në kohërat më të vështira.Osmani theksoi se Llapi nuk ia ka kthyer kurrë shpinën rrugës së drejtë të Ibrahim Rugovës.” Llapi ja ka kthyer shpresën Kosovës edhe në kohërat më të vështira.Në Llap i ka rrënjët edhe familje ime, jo vetëm rrënjët por edhe krahët. Llapi nuk ia ka kthyer shpinën kurrë rrugës së drejtë të Ibrahim Rugovës.Ishin iu Llapjanët që i ndezët kushtrimit e mobilizimit të Ibrahim Rugovës.”

Ajo shtoi se as në kohërat më të brishta fitorën e LDK-së nuk ka mundur të rrezikoj askush, madje edhe kur presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova ishte i rrezikuar.” Edhe në kohërat më të brishta askush nuk ka mundur ta ndal fitorën e LDK-së. Asnjëri nga ne nuk kemi harruar në çfare gjendja ishim në atë kohë dhe nga kush rrezikohej Kosova. Por askush se kishte imagjinuar se Rugova pas kthimit të tij nga Italia kishte zgjedhur të vizitonte Llapin.Ai kishte shkuar për të nderuar Bradashin e Enver Malokut, Podujevën e Xhemajl Mustafës, Zahir Pajazitit e Hakif Zejnullahut.”

GRANDEMALL

Tutje Vjosa Osmani, në fjalimin i bëri thirrje elektoratit të Lidhjes Demokratike të ndezin kushtrimit për fitorën e shtetit ligjor, duke shtuar se ky ishte amanet i presidentit Rugova.” Pra ju të gjithë të ndezni kushtrimit për fitoren e shtetit ligjor, ku të rinjtë e të rejat e gjejnë vetën dhe nuk turpërohen nga liderët e vetë. Pra gjendemi në kullën e pamposhtur të LDK-së.Amaneti i presidentit Rugova për shtet ligjor akoma nuk është plotësuar. Ja kemi borxh atij, ja kemi borxh secilës familje, secilit dëshmor që dha jetën për liri.”

Ajo ndër të tjera tha se shtetin ligjor ja kemi borxh të rinjve, nënave që kanë përjetuar ikjen e bijëve e bijave të tyre.“Ja kemi borxh të rinjve që të mos ikin. Ja kemi borxh secilës nënë që ka përjetuar ikjen e bijëve e bijave të tyre. Të mobilizohemi që ta nxjerrim Kosovën nga humnera, nga rreziku i copëtimit dhe ta shpëtojmë nga ata që e plaçkitën Kosovën duke mos menduar aspak për popullin. Ne duhet bashkë me ju ta bindim secili nënë secilin babë, që ta zgjedhin qëndrimin e duhur sepse pas 6 tetorit do të përfaqësohen nga njerëzit me duar të pastra. Ne do të ja kthejmë shpresën, për Shëndetësi më të mirë, Arsim më të mirë. Një vend që mund të jetojmë dinjitetshëm.”/e/o/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.