FITORJA

Osmani takon liderët e partive politike, LVV dhe Lista serbe nuk marrin pjesë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ka nisur takimi ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetarëve të partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

Në takim të pranishëm janë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në takim nuk është i pranishëm lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

I pranishëm nuk është as nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca ashtu siç ishte paraparë.

Hidromorava

Të pranishëm në takim nuk janë as nga Lista serbe.

Ndryshe, zgjedhjet e rregullta duhet të mbahen në periudhën nga 26 janar – 16 shkurt të vitit 2025

Njohësi i procesit zgjedhor, Eugen Cakolli ka thënë se zgjedhjet e rregullta parlamentare mund të mbahen në periudhën, nga fundi i janarit deri në mes të shkurtit të vitit 2025.

“Datat e vetme të zgjedhjeve të rregullta që Presidentja mund t’i diskutojë me partitë politike në takimin e së mërkurës, janë 26 janari, 2, 9 apo 16 shkurti. Presidentja ka kohë më së voni deri në mes të nëntorit, për ta caktuar ndonjërën prej këtyre datave”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.