UBT

Osmani takoi kryetaren e Parlamentit Evropian, bisedojnë për avancimin e Kosovës drejt integrimit evropian

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Hungari në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest, ka takuar sot presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Osmani në një postim në Facebook, ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat në këtë rrugë.

“Takim shumë i mirë me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avansimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

ARKATANA

Edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në një postim në platformën X, ka bërë të ditur për takimin që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, diskutova për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane… Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të çojë në përparim ”, ka shkruar, pos tjerash, Metsola në platformën “X”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.