FITORJA

Osmani takoi homologun lituanez Nauseda: Kosova është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar Presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda.

“Si demokraci në vijën e parë, shtetet tona ndajnë përkushtim të thellë për të qëndruar të bashkuar kundër regjimeve autokratike. Republika e Kosovës është thellësisht mirënjohëse për përkrahjen e Lituanisë”, ka thënë Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani, ka takuar edhe kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në Samitin e Liderëve të EPC-së në Londër.

FIDANISHTJA

Osmani ka thënë se paqja dhe siguria në Evropë kërkojnë lidership të fortë dhe të guximshëm, të cilin kryeministrja Kallas e ka demonstruar në vazhdimësi.

“Gjithnjë kënaqësi të flas me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, në Samitin e Liderëve të EPC-së”, ka shkruar ajo në Facebook.

Samiti i katërt i Komunitetit Politik Evropian po mbahet në Londër me pjesëmarrjen e 47 vendeve evropiane, njëherësh takimi më i madh i liderëve evropianë në vitet e fundit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.