FITORJA

Osmani takohet me Hovenier, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Mes tjerash në takim janë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

“Duke u nisur nga vizita e fundit e Presidentes Osmani në SHBA, u theksuan mundësitë e bashkëpunimit në fusha të interesit të përbashkët, përfshirë çështjet e sigurisë, zhvillimin ekonomik, investimet amerikane dhe zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit digjital në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Eco Higjiena

Ndërkohë, Presidentja Vjosa Osmani, priti në takim edhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Në prag të vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Orav diskutuan për rëndësinë e kësaj vizite.

“Pas miratimit të agjendës së reformave të Kosovës nga ana e Komisionit Evropian, Presidentja Osmani vlerësoi se kjo do të ndihmojë Kosovën në zhvillimin socio-ekonomik dhe zhvillimin tutje në përputhje me vlerat dhe objektivat e BE-së. Në takim u diskutuan edhe një sërë temash që lidhen me rrugën evropiane të Kosovës”, njofton tutje Presidenca./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.