ARKATANA

Osmani: Synim primar i Kosovës anëtarësimi në BE, NATO, INTERPOL dhe organizata të tjera ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e dytë të vizitës në Portugali, ka takuar ministrin e brendshëm Eduardo Cabrita dhe pjesëtarë të forcave të rendit të këtij shteti, të cilët kanë shërbyer në Kosovë.

Presidentja Osmani ka falënderuar ata për kontributin e dhënë, duke çmuar lart rolin e Portugalisë në angazhimin në Kosovë që nga viti 1999.

Ajo ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve, duke u angazhuar për hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi.

Uji Dea

Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani ka theksuar se Policia e Kosovës në nivel ballkanik e ka besimin më të lartë të qytetarëve të Kosovës. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka kërkuar nga ministri Cabrita të shkëmbehen përvojat, në mënyrë që Policia e Kosovës të përfitojë nga ajo portugeze.

Më tej, në këtë takim, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e orientuar qartë në rrugën e saj evropiane dhe se synim primar mbetet anëtarësimi në BE, NATO, INTERPOL dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Presidentja Osmani e ka falënderuar Portugalinë që është zë i fuqishëm në përkrahje të liberalizimit të vizave dhe të procesit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.