HW

Osmani shpalos synimin për të mbetur presidente: Deputetët duhet të vendosin në interes të vendit dhe ta dëgjojnë vullnetin qytetar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja Vjosa Osmani po kërkon edhe një mandat si shefe e shtetit.

Ambicien e saj, të patreguar qartazi deri më tani, e bëri të ditur sot në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

“Tani unë mendoj që Kosovës i duhet një vazhdimësi e punëve të mira. Rrjedhimisht, kjo çështje tani do të jetë në duar të deputetëve të Republikës së Kosovës. Do ta shohim se kush do të jenë ata që do të zgjidhen”, tha ajo.

Osmani tha se do të diskutojë për këtë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, partia e të cilit fitoi dje rreth 50% të votave. Vetë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje paralajmëroi mbrëmë se për çështjen e presidentes/presidentit do të diskutojë fillimisht me Osmanin, pastaj me partitë opozitare.

ARKATANA

“Ne do të diskutojmë natyrisht, siç kemi diskutuar edhe më parë përgjatë këtij mandati se si t’i vazhdojmë punët e mira bashkarisht, sepse kjo, siç e dini, varet nga dy të tretat e deputetëve të Republikës së Kosovës, të cilët duhet të marrin pjesë në votim.

Osmani tha se 2/3 e deputetëve do të duhet të vendosin nëse “duan ta mbrojnë interesin” e vendit, dhe “në qoftë se duan ta dëgjojnë vullnetin qytetar”.

“Synoj që të vazhdojë punët e mira për qytetarët e Republikës së Kosovës, për vendin tonë. Mendoj që të arriturat e shumta dhe punët e mira që po na presin dhe që janë tek dera, mendoj se duhet të vazhdohen sepse është interesi më i mirë i Republikës sonë. Megjithatë, unë po ashtu jam plotësisht e vetëdijshme që kjo nuk varet vetëm nga ky vlerësim, por varet nga 2/3 e deputetëve të Republikës së Kosovës, të cilët, do të duhet të vendosin, do të thoja, në dy pika themelore: e para është në qoftë se duan ta mbrojnë interesin më të mirë të Republikës, dhe e dyta, në qoftë se duan ta dëgjojnë vullnetin qytetar”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.