UBT

Osmani: Roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të stafit të kongresit amerikan, organizuar nga Atlantic Council, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme dhe bipartizane nga Kongresi Amerikan, duke theksuar rolin jetik të dy dhomave të Kongresit për paqen, sigurinë dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, transmeton Telegrafi.

UBT

“Presidentja Osmani theksoi se roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, për paqen, lirinë dhe shtetndërtimin”, ka njoftuar presidenca.

Ajo nënvizoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për paqe si dhe për anëtarësimin në NATO dhe BE, duke e cilësuar integrimin euro-atlantik si një hap kyç për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, në rajon si dhe në të gjithë kontinentin evropian./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.