Fundamenti

Osmani: Prioritet mbetet mbrojtja e secilës pëllëmbë të territorit tonë në bashkëpunim me partnerët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet kryesor, në vitin 2025, mbetet mbrojtja e interesave të qytetarëve dhe mbrojtja e secilës pëllëmbë të territorit të Kosovës.

Në intervistën ekskluzive të fundvitit për klankosova.tv, ajo u shpreh se veç tyre, qëllim primar është promovimi i shtetit në arenën ndërkombëtare.

“Viti 2024 ishte një me sfida, por edhe me suksese për Kosovën. Në njërën anë, ballafaqimi me sfidat e sigurisë, të cilat vijnë nga tendencat destabilizuese të Serbisë, e nga ana tjetër sfidat ekonomike, na dëshmojnë se ka ende mjaft punë për të bërë për të forcuar të gjitha hallkat e shtetit tonë”.

Mobi Casa

“Por, angazhimi ynë ishte maksimal për të vazhduar forcimin e institucioneve demokratike, mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit tonë”.

”Për mua prioritet mbetet mbrojtja e interesave të qytetarëve tanë, mbrojtja e secilës pëllëmbë të territorit tonë nëpërmjet institucioneve tona të sigurisë në bashkëpunim me partnerët, promovimi i shtetit tonë në arenën ndërkombëtare si dhe adresimi i çështjeve kyçe si sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe barazia”.

“Viti 2025 është një mundësi që të bëhen edhe shumë punë të tjera në dobi të qytetarëve dhe të promovohet potenciali i njerëzve tanë, sidomos i rinisë, e cila mbetet pasuria më e madhe e vendit”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.