United Hospital

Osmani: Politika agresive e Serbisë ndaj sovranitetit të vendit tonë paraqet kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë rajonale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nisur sot takimet me krerë shtetesh dhe delegacionesh, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. E shoqëruar nga ministrja e Jashtme e Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ajo u takua sot me presidentin e Lituanisë, z. Gitanas Nausėda.

Në këtë takim, presidentja Osmani dhe ai i Lituanisë diskutuan për raportet e mira ndërmjet vendeve tona. Presidentja e falënderoi Lituaninë për përkrahjen e parezervë që ky vend i ka dhënë Kosovës gjatë gjithë këtyre viteve.

“Ne e kujtojmë përkushtimin e vendit tuaj për ta ndërtuar paqen dhe për ta lehtësuar shtetndërtimin në Kosovë”, tha presidentja Osmani. “Por, ne vazhdojmë ta kujtojmë edhe dhimbjen për vrasjen e doganierit lituanez, Aurius Senavicius, gjatë një aksioni në veri të vendit, 8-vjetorin e vrasjes së të cilit e kujtuam dje”.

Presidentja e Kosovës dhe ai i Lituanisë diskutuan edhe për sfidat me të cilat përballen dy vendet tona. Në mënyrë të veçantë, bashkëbiseduasit u përqendruan në sfidat e sigurisë, të cilat e kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe atë të Baltikut.

Uji Dea

Presidentja Osmani theksoi se politika agresive e Serbisë ndaj sovranitetit të vendit tonë, e nxitur nga politika ruse, paraqet kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë rajonale. Sipas saj, bota demokratike duhet të rreshtohet në mbrojtje të vlerave europiane të rajonit të Ballkanit dhe shprehu qëndrimin e Kosovës për thellim të partneritetit me vendet demokratike për të parandaluar kërcënimet ruse dhe atyre serbe ndaj sigurisë nacionale.

Presidentja Osmani i kërkoi homologut të saj lituanez që Lituania të vazhdojë ta përkrahë anëtarësimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në nisma të rëndësishme ndërkombëtare.

“Ne presim që BE-ja të na përkrahë në synimet tona, në përputhje edhe me obligimet që burojnë nga MSA-ja, sipas së cilës BE-ja duhet ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, theksoi presidentja Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.