Hidromorava

Osmani përkujton Fehmi Aganin: E vrau makineria gjenocidale serbe

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar akademikun Fehmi Agani në përvjetorin e vrasjes.

Osmani ka thënë se Agani ishte ai që besoi te fuqia e vlerave njerëzore edhe në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë.

Presidentja ka shtuar se pikërisht kjo makineri gjenocidale serbe e vrau atë.

ARKATANA

“Sot, në përvjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, përkujtojmë me nderim një prej mendjeve më të ndritura të rezistencës sonë paqësore. Ai besoi te fuqia e vlerave njerëzore edhe në kohën kur bota heshti përballë krimeve të Serbisë në Kosovë. E vrau pikërisht ajo makineri gjenocidale serbe e cila frikësohej nga mençuria e tij që ngjallte shpresë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar se kujtimi dhe vizioni i tij mbetet udhërrëfyes për brezat që besojnë se liria dhe dinjiteti mbrohen me çdo kusht.

“Lavdi jetës dhe veprës së Fehmi Aganit”. /Telegrafi/