Eko Higjiena

Osmani për masakrën e Reçakut: Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Reçaku në 26-vjetori e masakrës së forcave serbe ndaj popullatës civile.

Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se “sot ishim në Reçak, në fshatin e vogël me histori të madhe, aty ku 26-vjet më parë, njerëzorja dhe mizorja patën ndeshjen më makabre në këtë pjesë të Evropës”.

“Kujtesa jonë është mburojë kundër harresës dhe garanci që krime të tilla nuk do të përsëriten kurrë më”, ka shkruar Osmani, transmeton Telegrafi.

FITORJA

Tutje ajo ka thënë se “të rinj, të reja e fëmijë që takuam sot, janë brezi i ri i Reçakut, pasardhësit e viktimave, që dëshmojnë pathyeshmërinë e qëndresën e popullit tonë, përkundër sakrificës e dhimbjes së madhe”.

“Lavdi të martirëve e dëshmorëve të Reçakut”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, presidentja Osmani, bashkë me kryeministrin Kurti, kanë vizituar sot Reçakun, ku kanë vendosur kurorë lulesh në memorialin përkujtimor për 45 civilët e vrarë të këtij fshati /Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.