Osmani: PDK do të forcohet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Fadil Osmani nuk është emër i panjohur për gjilanasit. Për 13 vite ai ishte njëri nga shërbyesit civil më të angazhuar për ta avancuar jetën e qytetarëve gjilanas. Me të drejtë shoqëria civile e quajnë si “arkiv” të projekteve për Gjilanin. Së fundit ai u caktua si zëvendës koordinator në PDK. Për rajonipress Osmani thotë se PDK-ja në Gjilan ka gjasa të forcohet e stabilizohet. Nuk na duhen vajtimet e as akuzat. Të gjithë jemi bashkëpjesëmarrës të humbjes dhe nuk mund të drejtohet gishti nga individët e caktuar. Qemajl Mustafa e Izmi Zeka punuan në favor të PDK-së. Gjilanit do t`i mungoj gjatë Qemajl Mustafa.

Ka qenë njëri nga këshilltarët më të votuar të PDK-së në Gjilan. Ishte i heshtur dhe nuk i donte postet. Kishte autoritet të jashtëzakonshëm tek qytetarët. Asnjëherë punën e tij profesionale nuk e ka identifikuar me parti. Ka preferencat më të mira të mundshme nga zyrat e huaja dhe është njëri nga kuadrot e rralla që nuk e ka pasur asnjë njollë të zezë. Fadil Osmani flet për rajonipress.

Fadil Osmani së fundit u caktua në grupin koordinues të degës së PDK-së dhe kjo pozitë nuk e ka gëzuar fort, por thotë se ka pranuar me qëllimin më të mirë që ta kthejë PDK aty ku ishte më herët.

Osmani thotë se tani PDK-së nuk i duhen vajtimet e as akuzat e pa mbulesa.”Të gjithë jemi fajtor për humbjen e PDK-së dhe kjo humbje nuk lidhet me individët. Kur fitoj PDK-ja të gjithë vrapuan pas saj dhe askush nuk kritikonte. Edhe tani duhet të sillmi me dinjitet dhe kulturë politike sepse ishin shtatë vite qeverisje e pastër dhe e ndershme e kuadrove të PDK-së në Gjilan. Për asnjë minutë nuk kemi nevojë të ndihemi kokulur, përkundrazi duhet të jemi krenar që Gjilanit i sollëm kaq të mira në të gjitha fushat ”

UBT

Osmani tha se ende sheh perspektivë tek PDK në Gjilan. “Unë jam i bindur se pasiviteti i PDK-së tani do të ngjallet dhe besoj fuqishëm se në zgjedhjet nacionale do të jemi shumë më të përgatitur. PDK është parti që problemin në nivelin lokal dhe qendror e sheh në programin 3D, prandaj i duhet një mandat i tretë” tha Osmani.
.
Osmani thotë se Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka është dashur më herët të tërhiqen, por edhe tani kanë treguar kulturë politike. “Ishte ky ekip që fitojë zgjedhjet e fundit dhe është e pandershme që tërë mllefi të shfryhet tek ata”

Osmani nuk hamendet të flas as për punën e Qemajl Mustafës. “Gjilanit do t`i mungojë gjatë Qemajl Mustafa . Kam punuar gjatë me të dhe e njoh mirë angazhimin dhe përkushtimin e tij. Të rrallë janë ata lider e kryetar komunash që me aq energji punojnë për të quar përpara qytetin. Nuk ka humbur Qemajl Mustafa në zgjedhjet e fundit, përkundrazi Gjilani ndihet humbës” shprehet ai.

Osmani tha se e ndien obligim që ta ndihmojë në këtë proces të rëndë PDK edhe pse personalisht asnjëherë nuk ka qenë i lidhur me strukturat e saja./rajonipress/