FITORJA

Osmani pas takimit: S’kishte insistim të tepërt, kishte preferenca – datën e zgjedhjeve e shpallim pas disa analizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit konsultativ që pati me shumicën e liderëve të partive përfaqësuese në Kuvend tha se nuk kishte shumë insistime për ndonjë datë të caktuar për shpalljen e zgjedhjeve dhe se partitë patën disa preferenca, por pak dallime.

Ajo tha se ligji i cakton afatet brenda së cilave ajo mund t’i bëjë konsultimet dhe më pas shpalljen e zgjedhjeve

“Sipas ligjit janë 4 data për zgjedhje. E para 26 janari, pastaj 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti”.

“Diskutimi ynë ishte në kontekst të këtyre katër datave. Siç edhe mund ta paramendoni nuk kishte një insistim të tepër, kishte preferenca sepse nuk është dallimi shumë i madh, po flasim për pak javë. Disa parti 26 janarin, tri-katër tjera që preferuan 9 shkurtin, dy-tri 16 shkurtin dhe kishte parti që s’kishin preferencë. Ende jemi brenda afatit të konsultimeve”.

ARKATANA

Ajo tha se nga data 26 korrik e tutje, presidentja e vendit fiton të drejtën me i shpallë zgjedhjet.

“Afatet veçse ekzistojnë. S’kishte kërkesë për konsultime shtesë. Do ta bëjmë analizat e të gjithave datave dhe elementet përkatëse që mund të jenë me rëndësi që edhe ta bëjmë publike datën e zgjedhjeve”.

Në fillim të konferencës, Osmani e potencoi se “është hera e parë pas pavarësisë që po mbajmë konsultime për zgjedhje të rregullta për Kuvendin e Kosovës”./Express/

“Mendoj që është pozitivitet në kontekst të stabilitetit dhe i kemi ftuar partitë politike të cilat kanë deputetë në Kuvend për të shprehur qëndrimet e tyre”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.