GRANDEMALL

Osmani pas takimit lamtumirës me Hovenier: Rugova dëshmoi se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier. Osmani dhe Hovenier në këtë takim lamtumirës kanë vendosur lule tek shtatorja e presidentit Rugova, prej ku edhe kanë mbajtur adresime për media, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka thënë se ditën kur Hovenier kishte dorëzuar kredencialet e tij si ambasador, kishin vendosur kurora lulesh tek shtatorja e Rugovës dhe se po e mbyllin njëjtë, duke vendosur lule përsëri pas takimit lamtumirës.

GRANDEMALL

Preisdentja ka thënë se ka qenë kënaqësi të punojë me Hovenier për tri vite, ndërkohë ka përmendur Rugovën si shembulli i politikanit që ka dëshmuar se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë dhe janë të ndërlidhura njëra me tjetrën.

“Në ditën e parë kur ambasadori Hovenier prezantoi kredenciialet, ne vendosëm lule tek shtatorja e presidentit Rugova, dhe po e mbyllim njëjtë këtu tek përmendorja duke nderuar presidentin Rugova, atin themeltar të Republikës tonë, njeriu I cili dëshmoi se mbrojtja e sovranitetit dhe mbrojtja e aleancave shkojnë bashkë dhe janë të ndërlidhura ngushtë dhe shkojnë bashkë”, ka thënë Osmani./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.