Uji Dea

Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit, e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i përket dialogut Kosovë – Serbi. Sipas Osmanit, problemi në dialog është se ka kohë të gjatë që nuk po dëshmon se i njëjti po organizohet në parimin e barazisë së palëve.

E para e shtetit tha se për takimin e djeshëm në Bruksel, duhet pyetur kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, se për çfarë tema është dakorduar.

“Për sa i përket temave, duhet ta pyesni kryenegociatorin se për çfarë tema është dakorduar, pasi në publik është thënë që janë dakorduar për disa tema bashkë me Lajçakun”.“Nëse dikush bën dialog për Urën e Ibrit me Serbinë, kjo është shkelje e sovranitetit, Kushtetutës së Kosovës dhe në asnjë moment nuk është në interes të Kosovës që kjo temë të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, tha Osmani.

Uji Dea

Tutje, ajo tha se tema e Urës së Ibrit duhet të dialogohet me partnerët e sigurisë së Kosovës, pasi sipas saj, edhe vetë marrëveshjet e Brukselit e kërkojnë një gjë të tillë.

“Mbi të gjitha është interes i Kosovës që të punojmë me partnerët tanë të sigurisë, ta kemi këtë plan, i cili pastaj të zbatohet dhe kur të hapet ura, do të jetë vendim i qëndrueshëm që nuk do të mund dhe nuk do të duhej të sfidohej nga askush”, tha Osmani dje në konferencë per media.

Dje kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi, ka takuar ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Operacione, Tom Goffus dhe komandantin e Operacioneve Civile në Shërbimin e Veprimit të Jashtëm të BE-së, Sefano Tomat, me të cilët foli për hapjen e mundshme të Urës së Ibrit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.