Mobi Casa

Osmani me fjalim lamtumirës, thotë se u sfidua nga brenda meqë s’lëvizi nga parimet: Kosova s’është instrument

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vjosa Osmani në faqen e saj zyrtare ka publikuar fjalimin e saj lamtumirës pasi ia ka dorëzuar detyrën e presidentes së Kosovës, kryeparlamentares Albulena Haxhiu, shkruan Gazeta Express.

Osmani ka thënë se po e lë Presidencën të fortë e me aleatë, ashtu siç e kishte lënë presidenti Ibrahim Rugova.

“Jam krenare që këtë institucion po e lëmë më të respektuar në botë. Me dyer të hapura e alanca të forta”, ka thënë Osmani.

Ajo ka marrë merita edhe për liberalizimin e vizave dhe çështjet që lidhen me integrimin e aleancat me vende të ndryshme nëpër botë.

FIDANISHTJA

Osmani tutje ka deklaruar se gjatë 5 viteve ka mësuar se ndonjëherë sfidat nuk vijnë nga jashtër, por nga brenda, prej atyre që e shohin qëndrueshmërinë ndaj parimeve si pengesë dhe kur besnikëria ndaj shtetit të njejtëve nuk iu përputhet me interesat ditore.

Osmani ka deklaruar se nuk e sheh Kosovën si instrument, por si amanet.

“Ndonjëherë sfidat më të mëdha nuk vijnë nga jashtë. Vijnë atëherë kur qëndrueshmëria ndaj parimeve fillon të shihet si pengesë e jo si vlerë si dhe kur besnikëria ndaj shtetit nuk përputhet me interesat ditore. Dhe pikërisht në këto momente, një udhëheqëse duhet të zgjedh mes komoditetit dhe integritetit. Unë jam e bindur se zgjodha integritetin, sepse për mua Republika s’është instrument, është amanet”, ka deklaruar Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.