ARKATANA

Osmani kujton takimin me Papa Frençeskun: “Do të vij në Kosovë”, më tha – kishte dashuri për vendet e vogla

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Pas ndarjes nga jeta të Papës Françesku, presidentja Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime të thella dhe pikëllim të madh, duke e përkujtuar Papën si një lider të jashtëzakonshëm shpirtëror, që me përulësinë dhe dashurinë e tij të pakufijshme, frymëzoi botën.

Osmani ndau kujtimet nga audienca e saj me Papën Françesku në Selinë e Shenjtë, duke përmendur edhe premtimin që ai kishte dhënë për ta vizituar Kosovën.

“Do të vij në Kosovë’, ishte premtimi i Papa Françeskut gjatë audiencës që kisha me të në Selinë e Shenjtë, duke treguar sa shumë dashuri kishte për vendet më të vogla, sidomos për popullin e përvuajtur të Kosovës. Këtë vizitë, fatkeqësisht nuk arriti ta realizojë, sepse Shenjtëria e Tij, Papa Françesku kaloi në amshim”, shkroi Osmani.

Ajo e përshkroi Papën Françesku si një figurë të rrallë, të cilin do ta kujtojnë jo vetëm besimtarët katolikë, por edhe mbarë njerëzimi.

“Papa Françesku do të kujtohet si Papa i paqes, i të varfërve dhe i dialogut ndërfetar, një figurë që i dha forcë fjalës së dhembshurisë dhe e jetoi misionin e tij me guxim e përkushtim,” tha Osmani.

FIDANISHTJA

Duke vënë në pah kujdesin që Papa kishte treguar ndaj Kosovës, ajo theksoi mirënjohjen që populli i saj do të ruajë përjetë ndaj figurës së Atit të Shenjtë.

“Populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për fjalët e ngrohta dhe kujdesin e vazhdueshëm që Papa Françesku tregoi ndaj nesh. Ai ishte një zë që i dha rëndësi vuajtjes së të pafajshmëve dhe shpresës për një të ardhme më të ndritur,” shtoi Presidentja.

Në fund të mesazhit të saj, Presidentja Osmani u shpreh:
“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për Kishën Katolike dhe për mbarë njerëzimin. Mendimet dhe lutjet tona janë me besimtarët katolikë në mbarë botën. U prehtë në paqe shpirti i Shenjtërisë së Tij!”

Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill 2025 në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të thellë shpirtërore dhe njerëzore që do të jetojë përtej kohës./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.