Osmani: Kryeministri po krijon konfuzion, nuk ka fond 1 miliardë pa ndryshuar ligji

Krijimi i një fondi për zhvillim ekonomik të vendit me paratë e privatizimit dhe të pensioneve, i cili synon t’i riatdhesojë një pjesë prej 1 miliard euro, që Kosova i ka në bankat perëndimore, aktualisht është e pamundur të ndodh.
“Kjo që ka thënë kryeministri faktikisht ka krijuar konfuzion. Për arsye se duhet të bëhet ndryshimi i ligjeve, që kanë të bëjnë me mjetet të cilat aludohen”, ka thënë nënkryetari i Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, Naser Osmani, shkruan Kosova Sot.
Ai ka thënë se tërheqja e mjeteve të privatizimit nuk mund të bëhet nga Qeveria, pa përfunduar procesi i likuidimittë ndërmarrjeve shoqërore.